• Vetura e re 9ff Speed9 i bazuar në Porsche 997


    9ff-speed9 Porsche 997Tuneri Gjerman 9ff është bërë gati të shpalos veturën e dytë të plotë të pavarur në panairin Essen Motor Show, që mbahet gjatë vikendit të ardhshëm. I bazuar në modelin 997 Turbo, 9ff Speed9 paguan një homazh ndaj Porsche 356/1500S Speedster të vitit 1955 dhe veçohet me një numër modifikimesh që ofrojnë më shumë fuqi dhe kapacitet drejtues.

    9ff është paksa i marrshëm në detaje, por trupi të makinës erë mbrojtësi i përparmë është shkurtuar dhe pjesa e prapme që mban tavanin që palohet është zëvendësuar me një mbulesë të rrafshët e të fortë për të shfaqur një pamje të nivelit të speedster-it.

    Motori bi-turbo arrin të nxjerrë 478 kW (650 kuaj fuqi) dhe 890 Nm moment rrotullues. Inxhinierët kanë përdorur filtër ajrorë sportiv, ECU të avancuar dhe ka instaluar sistem auspuhësh sportiv, duke përfshirë edhe një konvertor katalitik sportiv, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Vetura drejtohet nga një ndërrues Tiptronic me pedale të integruara. 9ff-speed9 porsche 997 1

    Përmirësimi i drejtimit të makinës arrin me stabilizues të përshtatur prapa dhe para në akset e makinës, amortizatorë të dyfishtë dhe me katër pllaka të aluminit. 9ff përmban sistem frenues që ka disqe 380 mm, 6-piston calipers dhe strehë frenimi 9ff. Pakoja aerodinamike përfshin ndarje të përparme, spojlerë anësor dhe të prapmë.

    Enterieri përmban tabelë instrumentesh të punuar nga lëkura alkantara, ulëse sportive 9ff Speed9 dhe një timon drejtues sportiv. Shumica e pjesëve të tjera mund të porositen sipas dëshirës së blerësit. Presim që figurat e performancës të paraqiten në momentin e shpalosjes së veturës.

0 komentet:

Leave a Reply