• Makina e re nga Renault, estetike dhe mbron ambientin e lekuren


    Renault-Zoe-ZENë panairin e Frankfurtit, Renault zbuloi konceptin e vetures me të re te prodhuar nga kjo firm e quajtur Renault Zoe ZE.

    Francezët mes shumë të tjerash kanë edhe dy karakteristika të dallueshme, dashurinë për makinat e vogla dhe kujdesin për lëkurën. Për këtë arsye, brendësia e makinës elektrike koncept Zoe ZE (Zero Emetime) e Renault është dizenjuar me ndihmën e prodhuesit të kozmetikëve Biotherm.
    Zyrtarisht debutimi në publik është planifikuar në vitin 2012, por fillimisht është shfaqur para disa muajsh në panairin e Makinave në Frankfurt. Në sy bie gjatësia e saj 1.2 metra, në formë flluske, disqe 35 cm dhe dyer që hapen si guaskë. Pjesa e jashtme është e lyer me një shtresë të trashë xheli poliuretani që e mbron nga gërvishtje të vogla dhe djegie.

    Renault thotë se Zoe është ideale “për meshkuj dhe femra që duan të kujdesen për mjedisin teksa kujdesen për veten, edhe në timonin e makinës”. Renault e ka dizenjuar brendësinë e makinës si në një qendër estetike.

    renault-zoe-z-e

    Sipas Renault, sistemi i kontrollit të klimës së Zoe është po aq i denjë sa komforti në qendrat estetike më të mira të Parisit. Ajri i kondicionuar të than lëkurën, për këtë arsye Biotherm ridizenjoi brendësinë e Zoe për të mbajtur ajrin e freskët dhe të hidratuar. Nëse mbeteni pas një autobusi që nxjerr tym nafte, sensori i brendshëm i toksicitetit mbyll qarkullimin e ajrit me jashtë derisa gjendja të normalizohet.

    Përveç pamjes së bukur, Zoe mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë. Me një “shpërndarës” elektrik të integruar në sistemin e kontrollit të klimës, makina emeton “aroma esenciale”. Zoe përdor aroma të prodhuar posaçërisht për të nga Biotherm, që sipas Renault janë substanca ekskluzive aktive të adoptuara sipas nevojave të shoferit; dinamike në mëngjes, qetësuese gjatë kthimit në shtëpi nga puna, dhe shtuese të kujdesit gjatë drejtimit natën.

    Përveç karakteristikave të qendrës estetike, minimakina mund të karikohet nga 4 deri në 8 orë nga një prizë standarde evropiane, 20 minuta në një stacion “karikimi të shpejtë”. Nëse kjo nuk funksionin, mund ta ndërroni baterinë për 3 minuta. Veç kësaj, qelizat diellore që mbulojnë tavanin ofrojnë pak karikim gjatë ditëve me diell.

0 komentet:

Leave a Reply