• Publikohet vetura e re Porsche 911 GT3 R


    porsche 911 gT3 rProdhuesi i njohur i Porsches ka bërë publike pasardhësin e Porsche 911 GT3 Cup S, me modelin e quajtur 911 GT3 R.

    Kjo veturë është e dizajnuar që të arrijë standardet internacionale FIA GT3, GT3 R ku veçohet motori 4.0 litërsh, gjashtë cilindërsh nga modeli Boxter me 480 bhp (353 kW), me një ndërrues me gjashtë shpejtësi, fuqia rrjedh në rrotat e prapme pa pengesa.

    Sipas Porsche, inxhinierët kanë punuar me mundim që të sjellin një GT3 R për të ofruar një eksperiencë më të mirë në ngasje dhe drejtim më të lehtë sesa GT3 Cup S. Në mënyrë që të arrihet kjo, ata kanë reduktuar peshën e veturës në 1.200 kg, dhe kanë rritur madhësinë e motorit për 0.2 litra (që shton 30 bhp). Kompania gjithashtu ka përmirësuar sistemin ABS, ka përpunuar sistemin kontrollues të drejtimit, dhe ka shtuar funksionin “e-gas” për kontroll të gazit.

    Përveç prekjeve në performancë, Porsche ka përditësuar eksterierin me harqe më të mëdha të rrotave, ka ripërpunuar repartin e përparmë dhe ka shtuar drita LED. Kjo veturë ofrohet në treg për një çmim prej 279 000 euro dhe do të paraqitet në verë të vitit 2010.

0 komentet:

Leave a Reply