-
Nissan modeli i parë hibrid
Nissan në Tokio është e gatshëm të prodhoj modelin e pare hibrid. Nissan ka kofe qe është mbështetur në sistemin hibrid të Toyotas për kompaktin e vet Altima, mirëpo tani ka përgatitur hibridin benzinë-elektrik për limuzinën Fuga.
Nissan dallohet nga prodhuesit tjerë të automjeteve hibride si Toyota, Honda e Ford të cilët me radhë shfrytëzojnë transmetimin e vazhdueshëm variabil për ndërrimin e shpejtësive, në Nissan kanë vendosur për marshin standard prej shtatë shpejtësish.
Nissan Fuga posedon nje motor elektrik qe është i vendosur në mes të motorit me benzinë dhe transmetuesit, derisa një çift i lidhëzave kontrolluese i mundëson sistemit që sipas nevojës të kaloj transmetimin nga motori me benzinë në elektrik, respektivisht në të dytë.
Nissan veqohet për elektromotori zhvillon 67 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 270 Nm, derisa sistemi supozohet të përshpejtojë automjetin deri në 100 kilometra në orë vetëm me energji elektrike.
Nissan nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë performansat e kombinuara të elektromotorit dhe motorit 3.5 litërsh V6 me benzinë që përdorë ciklin për vozitje ekonomike.
Këto të dhëna do të duhej t’i kemi para nesh në fund të vitit 2010, kur edhe automjeti fillon shitjen zyrtarisht.


0 komentet: