• Audi A7 do të arrij në SHBA në vitin 2011


    audi a7 sportback-1Konsumatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikes duhet të presin deri në vitin 2011 për të parë Audi A7 kur do të del në treg. Lajmi është bërë i ditur nga Johan de Nysschen drejtori ekzekutiv i Audi i cili foli për një blog të automjetëve javën e kaluar.

    Prodhimi i versionit Coupe me katër dyerë do të jetë e lidhur ngushtë me konceptin Sportback Audi që u shfaq në 2009 NAIAS.

    Çmimet për këtë model të Audi-s pritet të fillojnë nga 80,000$ e tutje varësisht nga specifikat e kerkuara nga blerësit.

    Duke iu referuar A7, ai deklaroi se ” ne dimë se ende ekziston një grup i konsiderueshëm i konsumatorëve të cilët janë të gatshëm për një dizajn më të përparuar.

    Gjithashtu, shefi ekzekutiv i Audi-s deklaroi se sheh gjasa shumë të larta se modeli i Audis S8 do të ketë një kthesë të madhe sa i përket shitjes në Amerikë. “Ne gjithmonë kemi një model me performancë të lartë pë konsumatorët e Audi-s dhe kjo sigurisht do ë vazhdoj.audi-a7-sportback

    Ai gjithashtu tha se ne nuk presim që ka interesim shumë të madhë në amerikë për modelin Audi A5 Sportback. Ne kemi vlerësuar se nuk ka interesimtë mjaftueshëm për modelin me pesë dyer dhe nuk besojmë se ky model do të kishte ndonje paraqitje të arsyeshme në këtë vend përfundoi drejtori ekzekutiv i Audi-s Johan de Nysschen.

    more
  • Fillon prodhimi Audi R8 e-Tron elektrike


    Audi R8 e-TronAudi ka konfirmuar se ka filluar prodhimin e modelit elektrik Audi R8 e-Tron dhe se shitja pritet të ndodh qysh në fillim të vitit 2012.

    Çmimi nuk është bërë pubik mirëpo është thënë se do të jetë më i lart se R8.

    Sipas burimeve të Autocar, vetëm 1,000 njësi do të prodhohen për të gjithë tregun botëror, duke bërë keshtu një model të vetures së Audi-së së kufizuar. Të gjitha e-Trons do të prodhohen me porosi por edhe në qoftë se porosit e kalojnë numrin 1.000 nuk do të prodhohen me shumë se sa kjo shifer e thënë.

    Achim Badstubner, kreu i projektimit të jashtëm të Audi tha për Autocar se “Makinat elektrike janë zakonisht makina të qytetit ” ,por ai vazhdoi duke thënë se ” kjo është e vështirë për shkak se bateritë janë aq të shtrenjta kështu që kufizojnë konkurrencën e tyre.”Audi R8 e-Tron
    Ai është i bazuar në super-automjetin e Audi R8 mirëpo i është shtuar fjala e-Tron, dhe kjo veture elektrike ka katër elektromotorë, në secilin bosht nga një, i cili në përgjithësi zhvillon 313 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 4.500 Nm. Si i tillë, e-Tron mund të kalojë 250 kilometra. Mund të arrij shpejtësi prej 0 – 100 km/h për kohen prej 4,8 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë është 2500 km/h.

    more
  • Zbulohet dizajni i ri i vetures Mercedes, modelit C-Class


    mercedes C-Class-2010Nga një gabim teknik nga ana e mirëmbajtësve të faqes zyrtare të perfaqësuesit britanik të Mercedesit janë shfaqur fotot e para të kesaj veture të modelit C-class të rifreskuar. Publikimi i këtij modeli pritej të bëhej në panairin ndërkombetar të automjeteve që do të mbahet në Detroit apo në Gjenevë.

    Natyrisht, tani për tani në bazë të fotografive të shfaqura nuk mund të thuhet shumë për modelin e ri, veçse bëhet fjalë për ndryshime të lehta të pamjes së jashtme. Dallohen edhe ndryshime më të vogla sa i përket mbrojtësit të ri, dritave LED për vozitje të ditës dhe të ngjashme.

    Enterieri, së paku për aq sa shihet në një fotografi nuk sjell shumë risi, vetëm se ka pak më shumë dekorime të kromuara.mercedes C Class 2010 1

    Motorizimi do të bartet në tërësi nga modeli i tanishëm, por si zakonisht është përmirësuar paksa kur bëhet fjalë për performansat dhe shpenzimin e karburantit.

    more
  • Renault prodhon modelin Renault Twingo RS për garat Rally


    Renault Twingo RSRenault ka prodhuar dy makina të reja për qëllim që të konkurrojë në garat Rally në nivelin e ulët derisa mund të jenë të përdorshme edhe për shoferët e përditshëm.

    Renault Sport Twingo R2 dhe R1 i bashkohet modelit Clio, Maxi, dhe Renault Sport R3. Duke përdorur motor me katër cilindra, 1,6 litër 16V, R2 merr avantazhin e 160-kuaj-fuqi dhe me rrotullime prej 160 Nm. Renault Sport Twingo R2 do të shitet për 27,990 €, me përjashtim të taksave, duke filluar qysh në prill. Sipas një deklarate për shtyp të bërë nga Volkswagen makina do të jenë të kualifikuar për të gjitha rrugët ” rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare me një kosto të reduktuar në masë të madhe”.

    more
  • Volkswagen publikon konceptin e ri të modelit VW Coupe, prodhim Jetta


    volkswagen coupeVolkswagen ka bërë publike detajet rreth planit ambicioz për rritjen e shitjeve të veturave deri në 800.000 njësi në SHBA deri ne vitin 2018.

    Në një intervistë Stefan Jacoby ka thënë se modeli i ri Sedan me madhesi mesatare do të zbulohet në panairin ndërkombetar të automjeteve që do të mbahët në Ameriken e veriut në vitin 2011.

    Jacoby konfirmoi se modeli i ri Compact Sedan të mbajë emrin Jetta kur do të debutoj në qershor në vitin 2010. Sa për Polo Sedan, Jacoby tha se kompania nuk ka vendosur ende nëse ky model do të sjellet për shitje në Shtetet e Bashkuara.

    more
  • Vetura Rolls-Royce Ghost ‘Numero Uno’ shitet për 450.000 euro


    Rolls Royce GhostVetura e prodhuesit gjerman Rolls-Royce Ghost Numero Uno është shitur për € 450,000 në JamesList.com.

    Kompania thotë se edicioni i ketyre veturave përmban një dizajn aerodinamik, dhe ndryshimet e bëra në këtë model të vetures janë bërë për qëllim që të stimuloj “klientët që duan diçka më të veçantë në një automobil që përshkruan pasionin dhe në gjendjen e tij origjinale.”

    Në modelin e ri janë të përfshira disa ndryshime të reja si spoileret mbrapa, një rrjetë hekurash të vendosura në pjesën e perparme pastaj dritat me një hije të veqantë. Ndryshimet e bëra në këtë model i japin kesaj makine një pamje të pazakonshme, e cila pamje mund të jetë shumë tërheqëse për adhuruesit e e kesaj marke te automobilave luksoze.

    Një tipar tjetër që e karakterizon këtë model është edhe sistemi rregullues i ngjyres së xhamave. Ky sistem i errësimit të xhamave funksion më shtytjen e një butoni, dhe po ashtu me një shtytje të nivelit të dytë kthimin e transparencës në gjendjen e tij origjinale.

    more
  • Publikohen fotot e Nissan Qashqai të rifreskuar


    nissan qashqaiAdhuruesit e vetures Nissan Qashqai është dashur të presin më shume se dy vjet që ky model të rifreskohet me disa specifika dhe me një dizajn pak më ndryshe se paraardhësi i tij.

    nissan qashqai 01Ndryshimet më të mëdha në Qashqain e ridizajnuar vërehen në pjesën e përparme – korniza më agresive e dritave të përparme, mbrojtësi dhe rrjeta e ftohësit. Dritat e pasme janë pajisur me LED.
    nissan qashqai 02Në enterier Nissan ka premtuar materiale më kualitative dhe izolim më të mirë të zhurmës, e fotografitë e deritanishme shfaqin pamje më të avancuar të instrumenteve të kontrollit.

    Ndryshime në motorizim nuk ka, mirëpo Qashqai i ridizajnuar është pajisur me amortizim të avancuar që do të duhej t’i sigurojnë atij tipare edhe më të mira e komode të vozitjes.

    more
  • Pritet publikimi i Alfa Romeo Giulietta


    alfa romeo giuliettaAlfa Romeo është duke u përgatitur që të zbulojë modelin e ri të Alfa Romeo pasardhësin e modelit kompakt 147, në Gjenevë në panarin ndërkombëtar te automobilave që do të mbahet në mars të vitit të ardhshem dhe ku pastaj pritet edhe dalja e tij në treg dhe që do të dal për 100 vjetorin e kesaj makine të llojit sportiv.

    Njoftimi është postuar në uebsajtin e Alfa-së, disa ditë pasi Sergio Marchionne, shefi ekzekutiv i Fiat, tha për lajmet e automobilistikes se ai ishte duke menduar për një produkt të ngrirë Alfa sepse ajo ishte ende duke humbur para.

    “Ne duhet të punojnë shumë vështirë në Alfa për të bërë një veprim inteligjent që efektivisht ruan vlerën më të lartë të mundshme të Fiat,” ishte citaur në një raport të botuar me 1 dhjetor.

    Një tjetër mundësi për këtë markë do të jetë produkt i perdorur nga platforma e Chrysler Group LLC, partner i Fiat-it në SHBA . Një nga këto platforma të mund të përdoret për të zëvendësuar llojin e Alfa 159 sedan dhe Wagon, për shembull.

    Makina është dashur të quhet Milano sipas qytetit ku marka u themelua, por Alfa ka vendosur për të ndryshuar atë në minutën e fundit për të shmangur polemikat rreth transferimit të fabrikave të tij në Torino, ku sipas lajmeve lokale Fiat është i interesuar.

    Giulietta origjinal është ndërtuar nga Alfa midis 1954 dhe 1965.

    Alfa Romeo, e cila ishte marrë përsipër nga Fiat, në vitin 1986, ka punuar shumë që të rinovoj imazhin e saj.

    more
  • Volkswagen paraqet automjetin më ekonomik


    volkswagen upPanairin e porsahapur të automjeteve në Los Angeles prodhuesi gjerman Volkswagen e ka shfrytëzuar për paraqitjen e automjetit më ekonomik konceptual me hapësirë për katër persona – Up! Lite.

    Duke përdorë para së gjithash metodat e kursimit me anë të përdorimit materialeve të lehta Volkswagen ka arritur që masa e tërësishme e Up! Lite të bëhet në vetëm 695 kilogramë, e me përdorimin e zgjidhjeve inteligjente si kamera në vend të retrovizorëve dhe mbuluesit të rrjetës së ftohësit i cili hapet vetëm sipas nevojës, koeficienti i rezistencës aerodinamike është ulur në vetëm 0.237 Cw.

    Rezultat i kësaj është shpenzimi prej vetëm 2.44 litrash karburant në njëqind kilometra të kombinuara në ciklin evropian dhe emetimi më i ulët i CO2 prej 64 gramësh në kilometër të kaluar.

    Automjeti i motorizuar me sistem hibrid me motor turbo 0.8 litrash me naftë e dy cilindra prej 51 kuaj fuqi dhe elektromotorin prej 10 kW mund të lavdërohet për performansa solide – 12 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 100 kilometra në orë dhe atë maksimale prej 160 km/h.

    Automjeti i parë Up!, i cili do të jetë një kompakt i vogël qyteti, në rrugët evropian do të paraqitet në vitin 2012, e varësisht prej suksesit të tij, pritet që në një të ardhshme të paraqitet edhe versioni limuzinë.

    more
  • Toyota Sienna bëri debutimin e saj në panairin e automjeteve në Los Angeles


    Toyota-SiennaToyota ka zbuluar gjeneraten e tretë të vetures se llojit të mikrobusëve në panairin e automjeteve në Los Angeles të mbajtur diten e martë me 02.12.2009.

    Në këtë panair kjo veture e ketij lloj ka marrë lëvdata të shumta për pamjen e jashtme shumë tërheqëse si dhe për brendesinë e tij luksoze e cila ka një hapsirë për tetë persona.

    Sipas Bob Carter, zëvendës president i Toyotas për SHBA si dhe menaxher i përgjithshëm, “Se vetura e re e Toyota Sienna është një shembull për angazhimin e Toyota për të arritur një treg sa më të madh si dhe të plotësoj kërkesat e konsumatorëve në ndryshimin e stilit të jetës së tyre.”

    Ky lloj i Toyota-s konsumatorëve do tu ofrohet me dy motorë të ndryshm, njëri 2,7-litër-katër cilindra që prodhon 187 Kw ndërsa tjetri 3,5-V6 litër që prodhon 266 Kw të me një ndërrues automatik me 6 shpejtësi.

    Si zakonisht, makina do të jetë në dispozicion me një shumëllojshmëri të gjerë të opsioneve.

    more
  • Konfirmohet prodhimi i Audi A2 Revival


    Audi A2Rupert Stadler nga gjigandi i automjeteve Audi, ka konfirmuar se kompania është duke punuar në një veture të re Audi A2 .

    Në një intervistë për Autocar, Stadler tha se shihet qartë se ka vend për një produkt tjetër dhe me një tjetër koncept midis A3 dhe A1.” Ai shtoi, “Nëse ju nuk keni fjalë për të shpjeguar një makinë si A2, atëherë ajo punon.”

    Ndërsa kjo është mjaft e paqartë, A2 thuhet se do të bazohet në A1 e ardhshm. Ajo ka të ngjarë të shfaqë stil unik duke shfrytezuar rrymen elektrike. Pavarësisht ngjashmërisë makina elektrike, Stadler tha se Audi nuk do të përdorin modelin A2 ose A0 rumored për bazë.

    Siç mund ta kujtoni, A2 origjinal ishte një model i ngadalshëm dhe shume pak i shitur. Kjo veture ishte prodhuar në mes të vitit 2000 dhe 2005, ishte kritikuar shumë për pamjen e jashtme dhe për performancen e saj A2 prandaj bazuar në këtë A2 nuk ka bërë shumë shitje. Në total, vetëm 176.377 A2s janë shitur në garën e saj nga prodhimi pesë vjeçar.

    more
  • Zbulohet Porsche Cayman X-Wide


    porsche caymanProdhuesi gjerman, XTR Carship Tuning, ka shpalosur Porsche Cayman “987″ S 2006 me disa ndryshime në karoseri dhe disa modifikime të motorit të kesaj veture super luksoze.

    Karoseria tani përmban një spojler të përparmë me ndarës të karbonit, spojler anësor, pasqyre nga fibrat e karbonit, panele anësore dhe rrjeta metalike GRP që mund të largohen. Gomat Pirelli janë të mbështjella me fellne 3 pjesëshe 18 inç BBS RS me mbyllje qendrore. Amortizimi është përmirësuar me një sistem auspuhësh Super Sprint “Magnum”.

    Veçoritë e enterierit përfshijnë panele të instrumenteve të punuar nga fibrat e karbonit, rrip sigurie me gjashtë pika për ulëse Recaro GT3, kafaz të sigurisë, kondicioner të ajrit dhe sistem origjinal të fabrikuar për muzikë.
    Fuqia është rritur nga 217 kW (295 kf) deri në 228 kW (310 kf), megjithëse kjo është arritur falë disa përmirësimeve në çipat e motorit.

    Gjersa, kjo është vetëm një ngritje e vogël e fuqisë, XTR ka siguruar se përshkrimi për vitin 2010 do të përfshijë ty turbo që do të shtyjnë fuqinë në rreth 625 kW (850 kf). Pavarësisht pamjeve, Cayman është i dedikuar për vozitje në rrugë, por mund të përdoret edhe në shtigjet garuese pa problem.

    more
  • “Automjeti evropian i vitit 2010” shpallet Volkswagen Polo


    volkswagen poloModeli i ri i automjetit kompakt gjerman është kurorëzuar me titullin më të madh automobilistik evropian. Polo ka grabitur shpërblimin “Car of the Year 2010” (Automjeti evropian i vitit 2010).

    Pas disa raundeve të testimit më në fund e kemi edhe emrin e automjetit më të mirë evropian për vitin e ardhshëm – Volkswagen Polo. Polo është përzgjedhur në mesin e gjithsej 33 automjeteve kandidate dhe shtatë finalistëve.

    Sa për rikujtim, juria ndërkombëtare e cila zgjedh automjetin evropian të vitit përbëhet nga 59 gazetarë nga 22 shtete dhe secili prej tyre ka 25 pikë të cilat duhet t’i ndajë në më se paku pesë kandidatë të ndryshëm.

    Polo ka bërë për vete pikët e të gjithë 59 gazetarëve, e madje 25 gazetarë e kanë vendosur Polon në vendin e parë. Automjeti kompakt gjerman ka grumbulluar gjithsej 347 pikë. Menjëherë pas Polos pason Toyota iQ me gjithsej 337 pikë të grumbulluara. Për të kanë votuar 58 gazetarë, e prej 20 prej tyre automjeti i vogël japonez ka qenë zgjedhja e parë. Vendi i tretë i ka takuar Opel Astras e cila megjithatë i ka grumbulluar 221 pikë.

    more
  • Paraqitet BMW 7-Series M Sport


    bmw 7 series m sportProdhuesi nga Kalifornia “European Auto Source” ka shpalosur versionin e BMW-se të përpunuar (pakon M-Sport) të modelit që debutoi në Frankfurt, 7-Series. EAS (European Auto Source) ka punuar në atë që veçse është një pako solide sportive: Pakon e quajtur “Aeordynamics Package”.

    Tani në veturë ka shtresa të punuara nga kromi në ndarjet e përparme dhe të prapme, fellne 19 inç me dy nivele të dizajnuara për gomat e përparme dhe të prapme, madhësi të optimizuara të gomave etj.

    EAS nuk është ndalur me kaq, por edhe kanë ndërruar elementet kyçe të punuara nga kromi, me një shtresë ngjyre që nuk shkëlqen (black matte).

    Përveç lëvizjeve me përpunimin e kromit dhe vënien në pah të elementeve kyçe, EAS ka ofruar edhe disa veçori të tjera që mund të kërkohen sipas dëshirës së blerësit duke përfshirë, fellne 21 inç OEM 312 të punuara me ngjyrë të zezë, mbrojtës të rinj, panele të ngjyrosura të dyerve etj.
    Për fat të keq e tërë kjo punë nuk dihet sa do t’i kushtojë blerësit, por mund të supozohet kjo pako speciale për BMW 7-Series do t’ju kushtojë disa mijëra euro.

    more