-
Paraqitet Ford Mustang 2011
Ford ka nxjerrë disa detaje dhe karakteristika të reja dhe inovative teknike të vetures së re Ford Mustang si brezi i ardhshëm i kesaj veture, që vijnë në vitin 2011 para se të paraqitet në LA Motor Show në vitin 2011.
Ford Mustang me sa duket do të jetë një version i përmirësuar mirë krahasuar me llojet tjera të nxjerrura nga kjo shtepi e veturave.
Kjo veturë vie me një numër të madhë të përmirësimeve si në shasi po ashtu edhe në peshë. Ai gjithashtu ka një motor Duratec V6 që zhvillon 305kuaj fuqi.
more
-
Toyota tërheq nga tregu afër katër milionë automjete
Prodhuesi Japonez i automjeteve Toyota njëri nga prodhuesit më të mëdhaj të automjeteve në botë, ka konfirmuar se do të tërheq afër katër milionë automjete në SHBA për shkak të disa problemeve me pedalet për gaz e cila ka shkaktuar shpejtësi të pakontrolluar dhe disa fatëkeqësi komunikacioni me pasoja tragjike.
Në mesin e modeleve të cilat do të tërhiqen janë Kamari, Pirus dhe Leksusi luksoz EC350.
Drejtoria e Toyota-s publikoi se problemi është mekanik e jo elektronik. Për fillim padala e gazit do të shkurtohet, ndërsa deri në prill me siguri do të vendoset e re.
Toyota në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë pa pagesë ta zgjedh problemin.
Rregullimi përveç pedalit për shpejtësi do ta përfshijë edhe zgjidhjen e problemit me mbulojën e dyshemesë e cila gjatë vozitjes mund ta shtyp pedalen dhe të shkaktojë shpejtësi të pakontrolluar të automjetit.
Analistët paralajmërojnë se me vëmendjen e madhe të mediave dhe brengosja e blersëve për shkak tërheqjes më të madhe në historinë e kompanisë, do t’i jepet goditje e “Mitit për Toyotën”, për kualitet të lartë dhe siguri.
more
-
Paraqitet Renault Sport Twingo Gordini
Është paralajmeruar se qysh në fillim të muajit janar të vitit të 2010 në Atelier Renault në Champs-Elysées në Paris, Renault do të na paraqes modelin e parë nga linja e tij Gordini – Twingo Gordini Renaultsport.
Ahtu siç edhe është pritur, bëhet fjalë për përmirësimet pak a shumë të natyrës kozmetike. Automjeti më i vogël i Renault do të ofrohet me të njëjtin motor 1.6 litërsh atmosferik me katër cilindra dhe 133 kuaj fuqi, por vetëm me dy ngjyra të lyerjes së jashtme – të zezë dhe të kaltër.
Të dy ngjyrat përfshijnë shiritat e njohur të garave të cilat shtrihen përgjatë tërë karrocerisë.
Varësisht nga lyerja e jashtme edhe enterieri ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të kaltër me gravurë të Gordini si dhe rrota alumini prej 17 inçësh.
Automjeti do të duhej të del në treg në muajin mars të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të papërcaktuar. Renault po ashtu nuk ka njoftuar nëse seria Twingo Gordini Renaultsport do të jetë e kufizuar në prodhim dhe në cilat tregje planifikon ta ofrojë atë.
more
-
Lamborghini Gallardo Twin-Turbo
Garat nëntokësore kanë vendosur në sipërfaqe një version garues të Lamborghini Gallardo, që përmban Twin-Turbo.
I krijuar për një klient të emërtuar Jonah, Gallardo me Twin-Turbo (përndryshe i quajtur TTG) prodhon një fuqi mahnitëse prej 1500 kuaj fuqi, duke ecur në derivat garues VP C16.Nëse kjo nuk ju mjafton për t’iu lënë përshtypje, atëherë mund të themi se TTG mund të prodhojë edhe 1875 kuaj fuqi në kufij të limitit, por duhet pasur parasysh se kontrollimi i tij reduktohet për 25 për qind.
Ai pillet nga një ndërrues me gjashtë shpejtësi, gjë që i mundëson të kalojë një çerek milje (0.4 kilometra) për më pak se dhjetë sekonda, me një shpejtësi prej 260 km/h.
more
-
Njoftohet zëvendësimi i Peugeot 407 dhe 607 në Peugeot 508
Presidenti Filip Varin ka njoftuar se modelet Peugeot 407 dhe 607 do të bashkohen në një makinë të re të quajtur 508.
Kjo vjen pas dy modele të mëparshme të cila nuk ishin pranuar shumë mirë nga blerësit e apasionuar pas makinave.
Ata shpresojnë se bashkimi i dy makina do të rris shitjen e këtyre makinave e cila shitje ka munguar me dy paraardhëse. Koncepti i ketij modeli do të paraqitet në panairin e automjeteve të Parisit në 2010 dhe me debutimin zyrtar duke u bërë në Gjenevë në panairin automjeteve që do të mbahet në vitin 2011.
Edhe nuk dihet aspak se si ky automjet do të duhej të dukej apo çfarë dimensionesh do të ketë, nëse nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme mediale pa mbulesë, automjeti në formën e tij konceptuale do të mund të pritej në fund të vitit të ardhshëm apo në panairet Parisit apo Gjenevës në vitin 2011
more
-
Vetura e re 9ff Speed9 i bazuar në Porsche 997
Tuneri Gjerman 9ff është bërë gati të shpalos veturën e dytë të plotë të pavarur në panairin Essen Motor Show, që mbahet gjatë vikendit të ardhshëm. I bazuar në modelin 997 Turbo, 9ff Speed9 paguan një homazh ndaj Porsche 356/1500S Speedster të vitit 1955 dhe veçohet me një numër modifikimesh që ofrojnë më shumë fuqi dhe kapacitet drejtues.
9ff është paksa i marrshëm në detaje, por trupi të makinës erë mbrojtësi i përparmë është shkurtuar dhe pjesa e prapme që mban tavanin që palohet është zëvendësuar me një mbulesë të rrafshët e të fortë për të shfaqur një pamje të nivelit të speedster-it.
Motori bi-turbo arrin të nxjerrë 478 kW (650 kuaj fuqi) dhe 890 Nm moment rrotullues. Inxhinierët kanë përdorur filtër ajrorë sportiv, ECU të avancuar dhe ka instaluar sistem auspuhësh sportiv, duke përfshirë edhe një konvertor katalitik sportiv, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Vetura drejtohet nga një ndërrues Tiptronic me pedale të integruara.
Përmirësimi i drejtimit të makinës arrin me stabilizues të përshtatur prapa dhe para në akset e makinës, amortizatorë të dyfishtë dhe me katër pllaka të aluminit. 9ff përmban sistem frenues që ka disqe 380 mm, 6-piston calipers dhe strehë frenimi 9ff. Pakoja aerodinamike përfshin ndarje të përparme, spojlerë anësor dhe të prapmë.
Enterieri përmban tabelë instrumentesh të punuar nga lëkura alkantara, ulëse sportive 9ff Speed9 dhe një timon drejtues sportiv. Shumica e pjesëve të tjera mund të porositen sipas dëshirës së blerësit. Presim që figurat e performancës të paraqiten në momentin e shpalosjes së veturës.
more
-
Wilhelm Karmann GmbH bëhët pjesë e Volkswagen AG
Prodhuesi gjerman Volkswagen AG, tha të premten se do të blejë disa pjesë të pasurive të kontratës nga firma e njohur e veturave Wilhelm Karmann GmbH, duke krijuar një degë të re për prodhimin e disa veturave të reja me modele të reja.
Volkswagen tha se do të fillojë prodhimin e automjeteve në Osnabrueck nga kjo firmë dhe se në Gjermani selia kryesore do të hapet në vitin 2011.
Nga prodhuesi Volkswagen nuk janë saktësuar se çfarë makina të reja do të prodhohen nga kjo firmë po ashtu nuk janë bërë detaje të tjera financiare.
Në një deklaratë të shkurtër, VW, bazuar në Volfsburg, tha se bordi i saj mbikëqyrës ka miratuar blerjen e tokës, makineritë dhe pajisjet që i përkasin ish-kompanisë Karmann në Osnabrueck.
VW tha se sipas planeve të saj aktuale, ajo mund të krijojë 1.000 vende pune në vend deri në vitin 2014. Ai tha se do të kërkojë 200 njerëz duke filluar në vitin 2010 për të ngritur projektin për të filluar prodhimine automjeteve.
VW tha se Karmann ka përvojë të gjatë në prodhimin e makinave të vogla, të cilat ajo mund të ishin të shfrytëzueshme sipas nevojës, por se pari duhet të zhvillojë negociata përfundimtare me aksionarët Karmann mbi marrëveshjen.
more
-
Publikohen fotot e serisë 5 F10 të BMW-së
Janë publikuar fotot e para të serisë 5 F10 të BMW-së para se ato të publikoheshin plotësisht nga ana e zyrtarëve të BMW-es të cilët kishin vendosur të luajnë edhe pak me ne dhe kanë lëshuar disa fotografi të cilat vetëm pjesërisht e shfaqin pjesën e përparme të automjetit për të cilin bavarezët pohojnë se është automjeti më i bukur i BMW-së deri më tani.
Edhe pse nuk do të guxonim të merrnim guximin dhe të vërtetojmë pohimin e tyre, posaçërisht jo para se të shohim tërë automjetin, duhet të theksohet se në shikim të parë të dizajnit të tij duket se linjat e reja të “pesëshes” më shumë janë evolucionare sesa revolucionare krahasuar me paraardhësin e tij.
Gjëja e ngjashme pritet të ndodhë edhe nën kofano, ku linja aktuale e motorëve nga seria 5 do të duhej të gjej vend me disa performansa më të mira dhe shpenzime më të ulëta.
Nëse spekulimet të cilat janë duke qarkulluar nëpër internet tregohen të vërteta, do të mund të prisnim edhe motorin me benzinë prej katër cilindrash me turbo-mbushës në këtë gjeneratë të re të serisë 5.
more
-
Mercedes ML 63 AMG një gjigand me 585 kuaj fuqi
Firma e njohur gjermane e automjeteve VÄTH ka nxjerr në shitje një makinë të paparë deri me tani me përformanca të shkëlqyera dhe të bazuara në Mercedes ML 63 AMG.
Kjo veturë e prodhuar nga kjo firmë gjermane ka aftësi që të nxjerrë deri në 585 kuaj fuqi dhe 690 Nm moment rrotullues.
ML 63 AMG nga VÄTH Automobiltechnik sigurisht është një prej SUV-ve më të fuqishëm që është plasuar ndonjëherë në rrugë, dhe atë e dëshmon motori 6.3 litërsh i VÄTH që sjellë 585 kf dhe 690 Nm moment rrotullues.
Por, si arrin VÄTH të quajë këtë motor të AMG si të vetin? Të themi se tuneri gjerman ka vendosur pistonat e saja të veçantë, kanale të zmadhuara për kokat e cilindrave dhe ka shtuar edhe disa pjesë tjera të sajat që shpërndahen andej këndej motorit.
Pas gjithë kësaj, edhe tuningu ECU ka kryer punën e vet. Figurat e performancës në VÄTH ML 63 AMG tregojnë për një start 0-100 km/h që arrihet për 4.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 300 km/h. Kostot totale të tuningut, duke përfshirë edhe instalimet, arrijnë për një çmim prej 19.635 euro.
Gjithashtu në pakon e tuningut gjendet të përfshira edhe fellnet 22 inç me tri pjesë dhe goma të performancës së lartë Dunlop. Bashkësia e këtyre do t’ju kushtojë 8 568 euro.
Një sistem frenues nga VÄTH me një çmim prej 4 641 euro, gjithashtu mund të përfshihet në këtë veturë, e gjithashtu edhe amortizimi sportiv me çmim prej 1 952 euro, që ulë makinën për 40 mm.
more
-
Publikohet vetura e re Porsche 911 GT3 R
Prodhuesi i njohur i Porsches ka bërë publike pasardhësin e Porsche 911 GT3 Cup S, me modelin e quajtur 911 GT3 R.
Kjo veturë është e dizajnuar që të arrijë standardet internacionale FIA GT3, GT3 R ku veçohet motori 4.0 litërsh, gjashtë cilindërsh nga modeli Boxter me 480 bhp (353 kW), me një ndërrues me gjashtë shpejtësi, fuqia rrjedh në rrotat e prapme pa pengesa.
Sipas Porsche, inxhinierët kanë punuar me mundim që të sjellin një GT3 R për të ofruar një eksperiencë më të mirë në ngasje dhe drejtim më të lehtë sesa GT3 Cup S. Në mënyrë që të arrihet kjo, ata kanë reduktuar peshën e veturës në 1.200 kg, dhe kanë rritur madhësinë e motorit për 0.2 litra (që shton 30 bhp). Kompania gjithashtu ka përmirësuar sistemin ABS, ka përpunuar sistemin kontrollues të drejtimit, dhe ka shtuar funksionin “e-gas” për kontroll të gazit.
Përveç prekjeve në performancë, Porsche ka përditësuar eksterierin me harqe më të mëdha të rrotave, ka ripërpunuar repartin e përparmë dhe ka shtuar drita LED. Kjo veturë ofrohet në treg për një çmim prej 279 000 euro dhe do të paraqitet në verë të vitit 2010.
more
-
Rekord i makines elektrike
Makina speciale eshte krijuar nga Japan Electric Vehicle Club,nje shoqeri pro ambientit me qender ne Tokyo, e cila modifikoi nje prej llojeve te kompanise “Mira”, prodhuese e famshme japoneze.Me shume se 500 kilometra me nje karikim te vetem. Ky eshte rekordi boteror i arritur nga nje makine elektrike ne Japoni. Rekordi eshte arritur pasi makina pershkoi nje distance te gjate 555.6 kilometra nga Tokyo ne Osaka, pa patur nevoje per rikarikim.
more
-
Fiat Doblo, automjeti “një dhomësh”
Janë bërë publike fotot e para të automjetit më të ri Fiat Doblo ku shihet qartë së podhuesi i ka kushtuar shumë hapësires së brendshme të kesaj veture.
Prandaj duke u nisur nga ky fakt ky automjet është legjitimuar edhe me emrin “dhomë familjare” ku hapësira e brendshme ka vend për 7 persona”, ndërsa veç hapësirës ka edhe përmirësime tjera të shumta.
Krahasuar me gjeneratën e mëparshme, e cila u shit në afër një milion ekzemplarë, Doblo e re është e kompletuar plotësisht sa i përket stilit, motorit dhe specifikimeve të përgjithshme teknike- aspekte të cilat e bëjnë më të mirë sa i përket hapësirës së disponueshme dhe emisioneve të dëmshme.
E gjithë kjo është arritur me anë të konstruktimit në një platformë të re, që ofron më shumë hapësirë për udhëtarët për shkak të distancës më të madhe ndërmjet boshteve, po ashtu bagazhi ka vëllim prej 790 litrash, ndërsa njëherit emeton më pak dyoksid karboni (129 g/km me 1.3 Multijet motor).
more
-
Shpallet automjeti i vitit 2010
Ford Fusion një automjet i udhëtarëve, është shpallur “Automjeti i vitit 2010” në përzgjedhjen e revistës së popullarizuar amerikane “Motor Trend”.
Në konkurrencën e 23 modeleve të reja apo të avancuara dukshëm ky automjet është përzgjedhur pas testimeve të cilat kanë zgjatur shtatë ditë.
Ekspertët kanë vlerësuar se tërë linja e modelit Fusion është “mbresëlënëse”, nga modelet me katër cilindra e deri tek versionet hibride me transmetim të fuqisë në të katër boshtet, shkruajnë agjencitë botërore.
Për habinë e analistëve të Wall Street, Ford ka shënuar profit prej një miliardë dollarësh në tremujorin e tretë të këtij viti dhe është prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automjeteve i cili ka dalë nga kriza pa mbështetjen e qeverisë amerikane në vitin 2009.
Fusion është njëri prej 10 automjeteve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është regjistruar si model për vitin 2010. Automjeti i Fordit është paraqitur me këtë emër në treg qysh në vitin 2006.
more
-
Ford do të prodhoj vetura të reja për policinë amerikane
Kompania e njohur e veturave Ford-i ka paraqitur planet për të zëvendësuar veturën e vjetërsuar Crown Victoria Police Interceptor, me një model tërësisht të ri në vitin 2011
Me qëllim që të përmirësojë çdo gjë që shkoi keq me modelin e tanishëm Crown Vic (i ngadalshëm, i shtangët dhe i thatë), Ford premton se modeli i ri do të jetë më i shpejtë, më efikas në shpenzim të derivateve, dhe më i sigurt.
“Përkushtimi i Ford-it ndaj komunitetit të policisë ka arritur të sjellë Crown Victoria. Ky përkushtim ka vazhduar, dhe Ford ka qenë duke punuar për së afërmi me Bordin Këshillues të Policisë rreth zhvillimit të një Interceptor-i të ri të Policisë.
Jam i sigurt se gjenerata e re e Ford-ave të policisë do të arrijë nevojat e komunitetit të policisë dhe do të vendos standarde të reja”. Gjersa Ford zakonisht ka dominuar në segmentin e veturave të policisë në SHBA (75 për qind e shitjeve totale), Interceptori i ridizajnuar do të sfidohet me një konkurrent të ri nga Carbon Motor E7 dhe modeli së fundi i prezantuar Chevrolet Caprice Police Patrol Vehicle (PPV).
Prisni që të paraqiten më shumë informata në fillim të vitit 2010, mu në kohën e duhur kur agjencitë e veturave të policisë fillojnë të mbledhin buxhet për modelin e ri.
more
-
Përgatiten modelet H4 e H5 nga Hummer
Skicat e modelit H4 janë përfunduar, derisa po mendohet edhe për modelin edhe më të vogël H5.
Prodhuesi Hummer, i cili që një kohë të gjatë është duke u gjendur në telashe të mëdha, do të duhej që nga fillimi i muajit të ardhshëm të kalojë në duar e kompanisë kineze Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery, kur pritet të arrij miratimi nga paria e General Motors dhe nga qeveria kineze.
Ende nuk është asgjë e sigurt, pasi që nuk është arritur pajtimi për të gjitha detajet, por nëse çdo gjë do të shkoj në rregull, në sallonet e shitjes do të mund të gjendeshin modelet e reja të kësaj marke.
Në fakt, kinezët së shpejti do të pranojnë planet e inxhinierëve për modelin tërësisht të ri të emëruar H4, i cili do të jetë i bazuar në konceptin HX të paraqitur në panairin e vitit të kaluar në Detroit të SHBA-ve.
Në këtë rast, “së shpejti” duhet të merret me rezervë të madhe, pasi që fazat përfundimtare të zhvillimit dhe lëshimit në shitje do të mund të zgjasnin deri në tri vjet.
Përmendet edhe mundësia e paraqitjes së modelit më të vogël me emrin H5. Ndryshe, GM ka planifikuar që modelet H2 e H3 t’i largojë nga prodhimi deri në fund të vitit 2010.
Aktualisht Hummer është duke përjetuar rënie dramatike të shitjes së automjeteve (vetëm 8.500 automjete) dhe kjo rënie është 64% më e vogël krahasuar me vitin e kaluar.
more
-
Fillon prodhimi i vetures elektrike nga Renault
Kompania e njohur veturave nga Franca Renault ka bërë të ditur për media se do të filloj me prodhimin e plot të modelit elektrik Renault Fluence diku nga gjysma e parë të vitit 2011.
Kjo kompani është duke garuar që të jetë një prej prodhuesve të parë të motorëve që do të ketë vetura elektrike të plota në rrugë publike brenda 18 muajve të ardhshëm. Tri prej këtyre koncepteve elektrike nga Frankfurt 2009 janë konfirmuar për prodhim. Fluence EV është i fundit që do t’i afrohet aprovimit.
Vetura është duke u kompletuar në linjën e njëjtë të prodhimit si modelet Fluence të fuqizuara nga derivatet-fosile, në fabrikën OYAK-Renault në Bursa të Turqisë. Në një deklaratë Renault thekson se do të përfitojë nga standardet e kualitetit të lartë të kësaj fabrike, efikasitetit të kostos dhe fuqisë lokale burimore. Kjo do të shpalos një opsion të arsyeshëm për çmimin krahasuar me modelet me benzinë apo dizel. Prodhimet do të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2011.
Renault do të lansojë së pari sedanin me madhësi mesatare në Izrael dhe Danimarkë, pastaj kjo do të përcillet edhe nga shtetet tjera. Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin mes tri opsioneve për bateri: mbushje standarde, mbushje rapide dhe e ashtuquajtura “QuickDrop” për shkëmbim të baterisë.
more
-
Është paraqitur modeli më i madh Prius me bateri nga Toyota
Toyota ka bërë të ditur se nga fundi i vitit do të del në shitje versioni më i ri i Toyota Prius, një veturë e madhe hibride e cila futet në lëvizje me anë të baterisë.
Toyota ka bërë po ashtu të ditur së do të punohet edhe në versionin karavan e ndoshta edhe në atë sportiv.
Mediat japoneze kanë njoftuar se Toyota planifikon të ofroj modelin e ri në platformën e Prius, të cilin do ta karakterizojë edhe gjenerata e parë e baterive e zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Panasonic.
Ky do të jetë modeli i parë i Toyotas i cili futet në lëvizje me bateritë litium-jon. Besohet se do të jetë pikërisht kjo risi e cila do t’i mundësojë Toyotas të mbajë pozitën e prodhuesit më të popullarizuar të automjeteve hibride në tregun japonez.
Sa për rikujtim, Honda e plasuar në vendin e dytë para pak kohe ka lansuar modelin e ri Insight, e së shpejti vijnë edhe modelet e reja.
more
-
Wheelsandmore Aston Martin DB9
Tuneri gjerman Wheelsandmore ka shpalosur disa prej ideve të veta rreth Aston Martin DB9 Converbile.
Në rend të parë është avancimi i performancës me motorin 6.0 litërsh V12 me 476 kuaj fuqi dhe 600 Nm moment rrotullues që arrin me versionin prodhues. Wheelsandmore sjellë 60 kuaj fuqi shtesë dhe 68 Nm tjerë në moment rrotullues.
Ata kanë arritur këtë duke modifikuar ECU-në dhe duke shtuar sistem auspuhësh nga çeliku si dhe katalizator sportiv 200-cell dhe valvul kontrolluese të vëllimit të zërit.
Ulja e amortizimit është gjithashtu pjesë e pakos avancuese të DB9-it që qëndron 25 mm më ulët.
DB9 gjithashtu ka pranuar një pako të re të karoserisë të punuar nga poliuretani së bashku edhe me spojlerë anësorë, ndarje të përparme dhe të prapme si dhe spojler në bisht. Fellnet në këtë kabriolet janë Kahn RS-V 20 inç me goma të performancës maksimale Dunlop Sport Maxx 255/35/20 para dhe fellne 9.0 x 20, ndërsa 285/30/20 prapa së bashku me fellne 11.0 x 20.
Çmimet për bashkësi të rrotës janë prej 5.999 euro, 9.000 euro për pakon e karoserisë, 8.800 për sistemin e auspuhëve, 3.400 euro për përditësimin e ECU-së dhe 1.150 euro për uljen e amortizatorëve
more
-
Është prodhuar vetura më e fuqishme BMW M5 E60
Bashkëpunimi i dy firmave të njohura Lumma Design me G-Power kanë arritur që të krijojnë një motor të jashtëzakonshëm që ka aftësi të prodhoj 730 kuaj fuqi.
Kompania e njohur gjermane e tuningut sapo ka shpalosur një disa karakteristika të performances së modelit BMW M5 E60. Kompania Lumma Design me bazë në Winterlingen ka qenë duke punuar me inxhinierët pranë G-Power në një pako avancuese për versionin M të 5-Series.
Rezultati është një veturë që shfrytëzon të gjithë 730 kuaj fuqitë e një bi-kompresori V10 për të arritur shpejtësi maksimale prej 367 km/h. Vlera e momentit rrotullues është 700 Nm, dhe falë këtyre shifrave kjo veturë arrin të ketë një start prej 0-100 km/h për 4.2 sekonda, duke arritur 200 km/h për më pak se 10 sekonda. 300 km/h arrihet për 29.5 sekonda.
Kompanitë deklarojnë se ky është motori më i fuqishëm që është parë ndonjëherë në një BMW të licencuar për rrugë.Sigurisht që ky është një zhvillim i madh në krahasim me Lumma CLR 500 RS që është shpalosur në vitin 2007. Kjo veturë ka pasur 560 kuaj fuqi. Natyrisht këto figura të fuqisë kërkojnë edhe elemente tjera shtesë. Disqe frenuese të reja të punuara në mënyrë speciale nga Lumma. Pastaj mbrojtës të përparmë dhe të prapmë të punuar nga fibrat e karbonit, drita speciale, sistem aupsuhësh, më pas në enterier elemente të punuara nga fibrat e karbonit, lëkurë, karrige sportive etj.
more
-
BMW me një prodhim të ri të motoçikletës Concept6
BMW ka vendosur që nga vetura e BMW-së gjashtë-cilindërshi të prodhoj motoçikletën e re konceptuale të quajtur Concept6 po ashtu gjashtë-cilindërsh. Lajmi më i mirë, motori i ri do të paraqitet nën rezervarin e motoçikletës serike të BMW-së.
Motori i ri 1.6 litërsh me gjashtë cilindra do të duhej t’i shërbente si zëvendësim për njësinë motorike prej katër cilindrash të serisë LT të motoçikletës me të cilën bavarezët do të konkurrojnë ndaj asaj Goldwing të Hondas.
BMW nuk ka dashur të zbulojë performansat e plota, por vetëm ka njoftuar se kjo motoçikletë zhvillon fuqi të njëjtë si paraprijësi i tij 1.3-litërsh me katër cilindra, respektivisht mbi 150 kuaj fuqi dhe 150 Nm prej 2.000 rrotullime në minutë.
more
-
Makina e re nga Renault, estetike dhe mbron ambientin e lekuren
Në panairin e Frankfurtit, Renault zbuloi konceptin e vetures me të re te prodhuar nga kjo firm e quajtur Renault Zoe ZE.
Francezët mes shumë të tjerash kanë edhe dy karakteristika të dallueshme, dashurinë për makinat e vogla dhe kujdesin për lëkurën. Për këtë arsye, brendësia e makinës elektrike koncept Zoe ZE (Zero Emetime) e Renault është dizenjuar me ndihmën e prodhuesit të kozmetikëve Biotherm.
Zyrtarisht debutimi në publik është planifikuar në vitin 2012, por fillimisht është shfaqur para disa muajsh në panairin e Makinave në Frankfurt. Në sy bie gjatësia e saj 1.2 metra, në formë flluske, disqe 35 cm dhe dyer që hapen si guaskë. Pjesa e jashtme është e lyer me një shtresë të trashë xheli poliuretani që e mbron nga gërvishtje të vogla dhe djegie.Renault thotë se Zoe është ideale “për meshkuj dhe femra që duan të kujdesen për mjedisin teksa kujdesen për veten, edhe në timonin e makinës”. Renault e ka dizenjuar brendësinë e makinës si në një qendër estetike.
Sipas Renault, sistemi i kontrollit të klimës së Zoe është po aq i denjë sa komforti në qendrat estetike më të mira të Parisit. Ajri i kondicionuar të than lëkurën, për këtë arsye Biotherm ridizenjoi brendësinë e Zoe për të mbajtur ajrin e freskët dhe të hidratuar. Nëse mbeteni pas një autobusi që nxjerr tym nafte, sensori i brendshëm i toksicitetit mbyll qarkullimin e ajrit me jashtë derisa gjendja të normalizohet.
Përveç pamjes së bukur, Zoe mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë. Me një “shpërndarës” elektrik të integruar në sistemin e kontrollit të klimës, makina emeton “aroma esenciale”. Zoe përdor aroma të prodhuar posaçërisht për të nga Biotherm, që sipas Renault janë substanca ekskluzive aktive të adoptuara sipas nevojave të shoferit; dinamike në mëngjes, qetësuese gjatë kthimit në shtëpi nga puna, dhe shtuese të kujdesit gjatë drejtimit natën.
Përveç karakteristikave të qendrës estetike, minimakina mund të karikohet nga 4 deri në 8 orë nga një prizë standarde evropiane, 20 minuta në një stacion “karikimi të shpejtë”. Nëse kjo nuk funksionin, mund ta ndërroni baterinë për 3 minuta. Veç kësaj, qelizat diellore që mbulojnë tavanin ofrojnë pak karikim gjatë ditëve me diell.
more
-
Volvo S60, publikohen fotot e para
Shtëpia e automjeteve Volvo ka publikuar fotot e para të vetures së re Volvo S60, ku është dashur që premierën e vet ta ketë në panairin e mbajtur pak kohë më parë në Frankfurt, por ka bërë të ditur se megjithatë do të paraqitet pranverën e ardhshme, në atë të Gjenevës.
Megjithatë, qysh tani mund të shohim se si do të duket atuja e re suedeze, i cili në shitje del në verën e vitit 2010.
Në pjesën e përparme shohim ngjashmëri të qartë me modelet C30 e C70, edhe pse është vështirë të mos vërehet ngjashmëria e madhe e dritave të përparme me ato tek Mercedes E-class dhe tek seria 7 e BMW-së
Volvo i ri S60, shikuar në përgjithësi, ka pamje mjaft sportive, në të cilin ndjehet shpirti i të ashtuquajturit dizajn kinetik të Fordit.
Në mesin e sistemeve të avancuara, S60 bëhet edhe me sistemin e detektimit të këmbësorëve, i cili është në gjendje të ngadalësojë vetvetiu automjetin në situata kritike apo të parandalojë ose zbus aksidentin. Me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë automjeti do të ndaloj vet nëse vozitësi nuk reagon.
more
-
Bugatti 16C Galibier është “studim konceptual”
Gjatë paraqitjes së automjetit superluksoz dhe atraktiv Galibier nga Bugatti ka rrjedhur informata se ky model përkundër deklaratave kundërshtuese të mëhershme, tani për tani do të mbetet vetëm studim konceptual.
Lajmi është publikuar nga portali automobilistik britanik “Autocar” që thirret në një zyrtar të lartë të Bugattit, i cili ka theksuar se Galibier në formën e tij aktuale nuk është i gatshëm për prodhim.
Bugatti qysh prej panairit të automjeteve të Frankfurtit klientëve të përzgjedhur është duke u paraqitur versionin konceptual të Galibier dhe duke matur pulsin e blerësve të përzgjedhur.Sipas burimeve të “Autocar” Galibier do të del në shitje në vitin 2013 me çmim prej një milionë funtesh. Edhe pse struktura të caktuara brenda kompanisë dëshirojnë që ta përgatisin Galibierin për vitin 2013 për ta zëvendësuar modelin Veyron shuarja e të cilit pritet të ndodhë në vitin 2012, nga departamentet e shitjes dhe marketingut vijnë lajme tjera.
Njeriu i parë i shitjes dhe marketingut të Bugattit Alasdair Stewart pohon se modeli aktual 16 Galabier është vetëm njëri nga konceptet i cili gjatë viteve të ardhshme do të shërbej si test për matjen e interesimit të publikut. Vetëm pas kësaj do të merret vendimi për modelin apo modelet të cilët do të përbëjnë ofertën e Bugattit pas Veyronit.
more
-
Volkswagen tani mban fronin, jo Toyota
Volkswagen pas blerjes para pak kohe të Porsches ka arritur dhe ka kaluar Toyotan dhe kështu është bërë prodhuesi më i madh i automjeteve në mbarë botën.
Volkswagen gjatë tre tremujorëve të këtij viti ka prodhuar 4.4 milionë automjete, e Toyota në të njëjtën periudhë ka prodhuar 400.000 më pak.
Këto rezultate megjithatë duhet marrë me pak rezerva pasi që Toyota në tre tremujorët e parë, për shkak të rënies së kërkesës, ka ulur prodhimin, e Volkswagen në masë të madhe ka shfrytëzuar mbështetjen e qeverisë gjermane në terrenin vendor.Toyota megjithatë është lavdëruar për rritjen e prodhimit në tremujorin e fundit dhe, sikur edhe deri tani, matës i vërtetë do të jetë rezultati vjetor.
more
-
Volkswagen Jetta TDI Cup “Street” tani edhe në SHBA
Volkswagen ka paralajmëruar se do të filloj dërgimin e edicionit special Jetta për tregun amerikan
Volkswagen planifikon të sjellë edicionin Volkswagen Jetta TDI Cup “Street” tek shitësit në SHBA, gjatë vitit të ardhshëm. Versioni prodhues është i bazuar në konceptin e shfaqur në SEMA 2008.
Vetura ka karoseri të ngjashme me versionin e shfaqur gjatë garave të mëparshme TDI Cup.
Modifikimet janë bërë në mbrojtësin e përparmë, spojlerët anësor dhe të prapmë, pastaj janë shtuar disqe të mëdha frenuese, etj. Frenat janë të mbuluara me fellne 18 inç Charleston. Amortizimi sportiv dhe shtyllat përcjellëse janë marrë nga GLI.
Fuqia prej 140 kuaj fuqi, buron nga motori 2.0 litërsh dizel që krijon 236 ft-lb moment rrotullues. Kjo makinë do të përcillet nga një ndërrues manual me gjashtë shpejtësi ose me një ndërrues DSG.
Çmimet për Volkswagen Jetta TDI Cup “Street” Edition do të fillojnë prej 25.000 dollarë. Vetura gjithashtu kualifikohet për një taks federal prej 1.300 dollarë. Kjo makinë do të paraqitet në treg në fillim të vitit 2010.
more
-
Ndalon së prodhuari tërësisht pas 25 vitesh Golf I
Kompania Volkswagen bënë të njohur se ka ndaluar së prodhuari llojin e vetures volkswagen tipi Golf I. Kjo veturë ka filluar se prodhuari plot 25 vite më pare por sot ka ardh koha qe kjo veture të zëvendësohet me lloje tjera të ketij tipi.
Golfi i parë është krijuar në vitin 1974 si zëvendësim për modelin “breshkë” të VW-së. Përveç se e ka definuar segmentin evropian C i cili edhe sot quhet klasa Golf, automjeti kompakt i Volkswagen ka qenë i popullarizuar botërisht i cili, në formën pak a shumë të pandryshuar, është prodhuar deri rishtazi.
Në fakt, Volkswagen ka vendosur që pas 25 vitesh dhe 500.000 njësive të prodhuara të shuaj prodhimin e Golfit I edhe në Afrikë të Jugut. Atje gjatë njëzet e pesë vjetëve të fundit Golf prodhohej me emrin EconoGolf e CitiGolf.
Është interesante se gjatë përpunimit të automjetit supozohet se Volkswagen ka shfrytëzuar arkitekturën nga fabrikat e veta amerikane në Westmoreland.
Golfi jugafrikan ofrohej me paletën e plotë të motorëve me benzinë dhe naftë prej 1.1 deri në 1.8 litra.
more
-
“Opel Astra 2010″ Publikohen foto e para
Tani më kanë dalë në qarkullim fotot e para të gjeneratës së re të Opel/Vauxhall Astra. Rivali Opel i Golf-it, ka marrë pjesën më të madhe të stilit nga modeli Insignia. Do të ketë mundësi zgjedhjeje midis shumë motorësh.
Zgjedhja fillon me një motor me benzinë 1.4-litra, ndërkohë që do të jetë në dispozicion dhe një turbo 1.4-litra, i cili do të japë një fuqi që varion nga 120kf në 140kf.
Forca rrotulluese thuhet se do të variojë nga 175Nm në 200Nm. Gjithashtu është marrë dhe një motor 1.6-litra turbo nga Insignia me 180kf. Por linja e motorëve të Astra-s nuk do të ishte e plotë pa një motor turbo me naftë.
Kështu pritet të ofrohen motorët 1.3-litra, 1.7-litra dhe 2.0-litra turbo me naftë. Astra e re do të dalë në shitje në Europë në vjeshtën e 2010-s në versionin me 5 dyer. Më vonë gjatë vitit dhe në fillimin e vitit 2011 ajo do të pasohet nga versionet GTC coupe dhe wagon. Gjithësesi ai do të paraqitet më parë në Motor Show-n e Frankfurtit 2009.
more
-
Automjeti ekzotik Veritas RS III me vetëm 30 njësi
Vitin e kaluar ne londer ishte prezentuar automjeti ekzotik dhe ultra-sportiv Veritas RS III i cili ka tërhequr vëmendjen e elitës botërore dhe më në fund do të prodhohet në seri. Megjithatë, “prodhimin serik” duhet kuptuar kushtimisht, sepse bëhet fjalë për vetëm 30 njësi të cilat do ta shohin dritën, e secili prej tyre do të punohet me dorë në fabrikën në Gjermani.
Edhe pse prodhimi ende nuk ka filluar zyrtarisht, pesë njësi tanimë janë shitur, tetë tjerë janë rezervuar, gjersa prodhuesi pret që seria e plotë do të shitet deri në fund të këtij viti.
M’u sikur holandezi Spyker, prodhuesi gjerman Vermot AG fillimisht ishte themeluar si markë për gara, e tani pas plotë pesë dekadave ngadalë po kthehet kah prodhimi i modeleve për rrugë. Veritas RS III Roadster është kombinim i elementeve futuristike dhe klasike, e ai është unik për faktin se bëhet fjalë për një automjet me dy ulëse tek i cili ulësja e bashkudhëtarit është e mbuluar dhe sipas nevojës mund të hapet.
I krijuar nga karboni ultra i
lehtë, Veritas RS III Roadster mban motorin 5.0 litërsh V10 të BMW-së me 507 kuaj fuqi në kombinim me marshin mekanik prej gjashtë shpejtësish apo atë SMG automatik. Arritja e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë nuk zgjat më shumë se 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 347 kilometra në orë.
Në Vermont prodhojnë tri njësi të Veritas përnjëherë, për prodhimin e tij nevojiten tetë javë, gjersa njësitë e para fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
more
-
Shitet Ferrari unik për 1.2 milionë euro
Në Shangai në një ankand publik është shitur modeli unik Ferrari 599 GTB Fiorano tek blerësi anonim me çmim prej 1.2 milionë eurosh, njoftojnë mediat botërore.
I bazuar në versionin e limituar 599 GTB të dedikuar për tregun kinez, ky Ferrari unik dallohet për ngjyrën e jashtme dizajni i të cilit aludon në Dinastinë Song.
Gjatë ankandit në galerinë Red Gate në Shangai Ferrari ka shitur edhe Giancarlo Fisichello F1, veshjen dhe helmetën si dhe maketin të cilin e ka nënshkruar vozitësi më i suksesshëm në Formula 1 Michael Schumacher.
Sipas raportit medial të prodhuesit italian të ekzotikes automobilistike, të gjitha paratë e grumbulluara do t’i jepen Universitetit për inxhinieri automobilistike në Tsinghua me qëllim të stimulimit të studentëve të dalluar të cilët shkollimin do të duhej të vazhdonin në Universitetin italian “Politecnico di Milano” si dhe të punojnë më pas në Ferrari.
more
-
Del ne Shitje BMW M3 GTS
Doli ne shitje versioni më ekstrem i serisë 3 të BMW-së, dhe kjo veture para blerësve potencialë u ofrohet me çmim fillestar prej 115.000 euro.
Versionin më të fuqishëm të gjeneratës E92 e fut në lëvizje motori i modifikuar V8 nga modeli M3. Motori 4.4-litërsh zhvillon 450 kuaj fuqi kur është i çiftëzuar me marshin prej shtatë shpejtësish me dy lidhje (M-DCT).
Duke marrë parasysh që versioni GTS e ka vështirë të mposht M3 CSL e lehtësuar në stazën e Nurburgring pritet zvogëlim i theksuar i masës, si me integrimin e materialeve të avancuara, ashtu edhe me largimin e gjërave shtesë si aklimatizimin apo edhe ulësen e prapme. Epilogu është masa e zvogëluar prej 1.490 kilogramë.
BMW M3 GTS do të shitet vetëm me porosi individuale dhe atë me çmim prej 115.000 euro. Njësitë e para priten të dalin në shitje në muajin maj të vitit të ardhshëm
more
-
Ford ka vazhduar të prodhoj legjenden e quajtur 2010 Cobra Jet
Prodhuesi i njohur i automjeteve Ford ka nxjerr ne pah tipin me te ri te vitit 2010 te quajtur Cobra Jet Mustang në Panairin e Automjeteve SEMA në Las Vegas.
I dizajnuar të jetë makina ultimative garuese, Cobra Jet është krijuar për gara NHRA Stock dhe Super Stock. I krahasuar me 2008 Cobra Jet, modeli 2010 veçohet me avancime të panumërta duke përshirë “një transmision automatik të përgatitur për gara ose transmision manual, amortizatorë sportiv garues, timonë manual dhe frena, kafaz të certifikuar 8.50 dhe një sistem kthyes furnizues të derivateve”.
Ford, gjithashtu ka krijuar një kontroll iniciues të fabrikuar, që lejon vozitësin të para-programojë rrotullime për minutë sipas dëshirës. Gjersa, Ford është duke mbyllur gojën rreth specifikave, opsionet e motorëve përfshijnë njësi me supercharger ose tre motor të punuar në mënyrë natyrale (duke pritur miratimin NHRA). Sipas drejtorit për Ford Motorsport North America, Brian Wolfe, “2008 Cobra Jet ishte një veturë e shkëlqyer, ajo kreu çdo gjë që ne dëshiruam.
Me 2010 Cobra Jet, ne kemi pasur luksin e një cikli zhvillues më të gjatë dhe rezultati është jashtëzakonisht mbresëlënës. Ku 2008 Cobra Jet ishte jashtëzakonisht i fuqishëm për garën NHRA Stock, 2010 do të avancojë veturën edhe më shumë. Ne të gjithë presim të shohim Cobra Jet në gara”. Vetëm 50 Cobra Jet do të ndërtohen dhe që të gjithë janë shitur.
more
-
Janë përzgjedhur finalistët për garën automjeti i vitit
Është ngushtur lista e kandidatëve për titullin e sivjetmë të Automjetit Evropian në vetëm shtatë finalistë.
Juria e përbërë prej 59 gazetarëve të cilët raportojnë mbi automobilizmin nga 23 shtete të Evropës, kanë përjashtuar nga gara BMW Z4, Nissan 370Z, Subaru Legacy, Porsche Panamera, Honda Insight si dhe Toyota Prius, gjersa laureati i sivjetmë do të zgjidhet në mesin e këtyre finalistëve: Citroën C3 Picasso, Mercedes-Benz E-Class, Opel/Vauxhall Astra, Peugeot 3008, Skoda Yeti, Toyota iQ dhe Volkswagen Polo.
Vitin e kaluar, me shpërblimin më prestigjioz ishte kurorëzuar Fiat 500, e një vit më parë titullin e automjetit më të mirë evropian e kishte rrëmbyer Ford S-Max.
more
-
Përgatitet trashëguesi i modelit XJ220 nga Jaguar
Prodhuesi Jaguar i automjeteve nga Britania është duke u përgatitur që të nxjerr në treg modelin më të shpejt të prodhuar ndonjëhere nga kjo firme e automjetve dhe me këtë të jap një deshmi se që situata në Jaguar ka ndryshuar shumë dhe rrënjësisht për të mirë.
Bëhet fjalë për trashëguesin tipik të modelit XJ220, respektivisht një automjet me të vërtetë sportiv i cili gjoja do të duhej të paraqitej në njërin prej panaireve të mëdha të automjeteve gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas burimeve të brendshme, ekspertët e Jaguarit kanë përparuar shumë në zhvillimin e tij, e në fotografinë e paraqitur mund të shihni fotografinë e parë të automjetit që do të dizajnohet nën udhëheqjen e Ian Callum.
Jaguari i ri do të bazohet në trup të ri të aluminit, i cili do të zhvillohet nga përvojat e mëhershme me modelet XJ e XK. Alumini po ashtu do të jetë edhe zgjedhja kryesore për sipërfaqet e mbështjellësit, e në të do të përfshihet edhe një përqindje e mirë e materialeve të kompozuara.
Sa i përket motorizimit, sigurisht ky automjet do të futet në lëvizje nga versioni i modifikuar i 5.0 litërshit V8 i cili në këtë rast do të mund të zhvillonte më shumë se 510 kuaj fuqi sa janë tani. Pritet që shpejtësia maksimale të jetë mbi 260 kilometra në orë dhe përshpejtimi deri në 100 km/h për më pak se katër sekonda.
Besohet se Jaguari i ri do të bart shenjën XE, derisa konkurrenti kryesor i tij do të jetë Audi R8. Për çmim është tepër herët të flitet.
more
-
Firma e njohur Opel paraqet modelin më të ri dhe më ekonomik Corsa
Firma e njohur e automjeteve Opel ka bërë të ditur se do të filloj të nxjerr në shitje modelin më të ri nga kjo firmë i cili do të quhet Corsa Ecoflex dhe i cili në shpenzim të kombinuar ka nevojë për vetëm 3.7 litra karburant në njëqind kilometra të kaluara, derisa emetimi i dyoksidit të karbonit është vetëm 98 gramë për kilometër.
Corsa e re Ecoflex futet në lëvizje nga motori 1.3 litërsh CDTi turbo me naftë i cili krahasuar me versionin paraprak, pos shpenzimit më të vogël (-10%), ofron edhe fuqi më të madhe (+28%) si dhe moment më të madh rrotullimi.
Në fakt, fuqia më e madhe e këtij modeli është vetëm 70 kW apo 95 kuaj fuqi, gjersa momenti maksimal i rrotullimeve është 190 Nm.
Përmirësimet, kur bëhet fjalë për fuqinë, janë arritur fillimisht me përshtatjen e turbo-mbushësve të gjeometrisë variabile. Sa i përket zvogëlimit të shpenzimit Ecoflex është për 20 milimetra më i ulët sesa modeli standard.
Natyrisht, performansat e tij janë modeste, prandaj Corsa Ecoflex arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 12.3 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 177 km/h.
more
-
Suzuki do të prezantojë katër modele të ndryshme Suzuki Kizashi
Suzuki ka bërë të ditur se do të prezantojë katër modele të ndryshme Suzuki Kizashi.
Një prej versioneve është punuar nga Road Race Motorsport.
Edicioni Platinium i Kizashi ka një tavan të zi, grafika të veçanta, amortizatorë të rinj dhe pjesë tjera.
Gjithashtu, në prezantim do të gjenden edhe modeli nga Westside Auto Group, ai Kizashi Soleil. Ai veçohet me një ngjyrosje speciale prej dy shtresave, grill të ri dhe fascia të re.
Kompanitë tjera të përfshira janë: Delta Tech Engineering, Import Tuner dhe ICON Vehicle Dynamics.
more
-
911 GT3 RS i ri më i ngadalshëm se Nissan GT-R
Edhe pse kohët e arritura në stazën Nurburgring Nordschleife nuk janë asnjë lloj treguesi zyrtar, megjithatë janë interesante të përdoren si krahasim.
Qëmoti vlen rregulla se secili automjet është i shpejt nëse mund të kalojë 21 kilometra për më pak se tetë minuta.
Porsche ka njoftuar se makina i tyre i ri serik 911 GT3 RS këtë e ka bërë për 7:33 minuta, që është një e dhënë mbresëlënëse, por më i dobët sesa ai i Nissan GT-R që këtë rrugë e ka kaluar për 7:27.
Megjithatë, ajo që çudit për të mirë është vet fakti se modeli GT3 RS ka arritur këtë rezultat me motorin atmosferik prej 450 kuaj fuqi me bosht të prapmë, e jo integral.
Në raportin për media të lëshuar nga Porsche kanë theksuar se rezultati do të ishte më i mirë (7:30) po të mos kishte qarkullim në Nurburgring gjatë kohës së vozitjes rekorde.
more
-
Audi TTS robotik
E dime se Volkswagen dhe Universitetit të Stanfordit e kanë marrë persiper ndërtimin e një automjeti robot (autonome, pa shofer), dhe te dy palet kanë arritur në këtë pikë me një “Audi TTS”.
Kjo është nje nder makinat e fundit te një serie të gjatë të studiuara në Stanford dhe tashmë duket projekti më serioz dhe ambicioz i cili synon të fitojë më shumë se çmime simbolike, gara dhe rekorde.
Kjo është vetëm një lojë për tani po mendohet qe se shpejt te behet ralitet.
Sepse kjo makinë që tani e zotëron rekordin “jo zyrtar” prej 210 km/orë për një makinë autonome, dhe në afat të gjatë, Stanford shpreson se kjo makinë mund të garojë në garën “Pikes Peak International Hill Climb”, që ka një gjatësi prej 20 km dhe jo më pak se 156 kthesa.
Për të balancuar adrenalinën, Volkswagen Automotive Innovation Laboratory në Stanford ka zhvilluar një “sistem strehimi” të ri me një Volkswagen Passat, që ndoshta nuk do të fitojë gara, por realizon parkime me përpikëri.
more
-
Automjeti “Nano” ka timon që digjet
Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për automjetin më të lirë në botë, ka qenë vetëm çështje kohe se kur do të paraqiten problemet e para. Megjithatë, nuk i kemi pritur kaq shpejt.
Gazeta “The Times of India” raporton se blerësit e automjetit Nano kanë paraqitur problemin me timonin i cili shkakton zjarr në të. Arsye për këtë janë instalimet elektrike tek ndezja elektrike e cila shkakton nxehjen e plastikës, tym dhe ndezje spontane.
Dy blerës tani i kanë kthyer automjetet e tyre Nano tek distributori i cili ka evituar problemin pa shpenzime shtesë, derisa blerësi i tretë ka vendosur t’i drejtohet policisë.
Tata tani për tani nuk ka vendosur për tërheqjen e Nanos, mirëpo prodhuesi indian megjithatë do të bëj testimet e modeleve të reja para se t’ua dorëzojë pronarëve.
more
-
Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me Volkswagen
Porsche është e gatshme të ndajë platformat me brendet tjera nga koncerni VAG, ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Porsche Michael Macht, transmeton portali automobilistik Autocar.
“Porsche duhet të bëhet shtyllë e fortë brenda grupimit të VW”, ka thënë Macht duke shtuar se sinergjia është po aq e rëndësishme sa edhe pavarësia. Drejtori i Porsche ka thënë se Porsche nuk ka asgjë kundër ndarjes së platformës me Volkswagenin përfshirë, veç Panameras dhe atij të Boxster, po ashtu edhe platformën e modelit legjendar 911.
Porsche vetëm nuk është e gatshme të ndajë motorët, sepse, siç pohon Macht kjo është vlera themelore për Porsche.
Përveç motorit V6 i cili gjendet nën kapakun e modelit Cayenne, të gjithë motorët tjerë janë zhvilluar brenda Porsche.
Mbetet të shihet se si do të reagojnë adhuruesit e Porsche për këtë risi.
more

