• Automjeti “Nano” ka timon që digjet


    Automjeti "Nano" ka timon që digjet Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për automjetin më të lirë në botë, ka qenë vetëm çështje kohe se kur do të paraqiten problemet e para. Megjithatë, nuk i kemi pritur kaq shpejt.

    Gazeta “The Times of India” raporton se blerësit e automjetit Nano kanë paraqitur problemin me timonin i cili shkakton zjarr në të. Arsye për këtë janë instalimet elektrike tek ndezja elektrike e cila shkakton nxehjen e plastikës, tym dhe ndezje spontane.

    Dy blerës tani i kanë kthyer automjetet e tyre Nano tek distributori i cili ka evituar problemin pa shpenzime shtesë, derisa blerësi i tretë ka vendosur t’i drejtohet policisë.

    Tata tani për tani nuk ka vendosur për tërheqjen e Nanos, mirëpo prodhuesi indian megjithatë do të bëj testimet e modeleve të reja para se t’ua dorëzojë pronarëve.

0 komentet:

Leave a Reply