• “Opel Astra 2010″ Publikohen foto e para


    opel_astra_2010Tani më kanë dalë në qarkullim fotot e para të gjeneratës së re të Opel/Vauxhall Astra. Rivali Opel i Golf-it, ka marrë pjesën më të madhe të stilit nga modeli Insignia. Do të ketë mundësi zgjedhjeje midis shumë motorësh.

    Zgjedhja fillon me një motor me benzinë 1.4-litra, ndërkohë që do të jetë në dispozicion dhe një turbo 1.4-litra, i cili do të japë një fuqi që varion nga 120kf në 140kf.

    Forca rrotulluese thuhet se do të variojë nga 175Nm në 200Nm. Gjithashtu është marrë dhe një motor 1.6-litra turbo nga Insignia me 180kf. Por linja e motorëve të Astra-s nuk do të ishte e plotë pa një motor turbo me naftë.

    Kështu pritet të ofrohen motorët 1.3-litra, 1.7-litra dhe 2.0-litra turbo me naftë. Astra e re do të dalë në shitje në Europë në vjeshtën e 2010-s në versionin me 5 dyer. Më vonë gjatë vitit dhe në fillimin e vitit 2011 ajo do të pasohet nga versionet GTC coupe dhe wagon. Gjithësesi ai do të paraqitet më parë në Motor Show-n e Frankfurtit 2009.

0 komentet:

Leave a Reply