• Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me Volkswagen


    Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me VolkswagenPorsche është e gatshme të ndajë platformat me brendet tjera nga koncerni VAG, ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Porsche Michael Macht, transmeton portali automobilistik Autocar.

    “Porsche duhet të bëhet shtyllë e fortë brenda grupimit të VW”, ka thënë Macht duke shtuar se sinergjia është po aq e rëndësishme sa edhe pavarësia. Drejtori i Porsche ka thënë se Porsche nuk ka asgjë kundër ndarjes së platformës me Volkswagenin përfshirë, veç Panameras dhe atij të Boxster, po ashtu edhe platformën e modelit legjendar 911.

    Porsche vetëm nuk është e gatshme të ndajë motorët, sepse, siç pohon Macht kjo është vlera themelore për Porsche.

    Përveç motorit V6 i cili gjendet nën kapakun e modelit Cayenne, të gjithë motorët tjerë janë zhvilluar brenda Porsche.

    Mbetet të shihet se si do të reagojnë adhuruesit e Porsche për këtë risi.

0 komentet:

Leave a Reply