• Audi A7 do të arrij në SHBA në vitin 2011


    audi a7 sportback-1Konsumatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikes duhet të presin deri në vitin 2011 për të parë Audi A7 kur do të del në treg. Lajmi është bërë i ditur nga Johan de Nysschen drejtori ekzekutiv i Audi i cili foli për një blog të automjetëve javën e kaluar.

    Prodhimi i versionit Coupe me katër dyerë do të jetë e lidhur ngushtë me konceptin Sportback Audi që u shfaq në 2009 NAIAS.

    Çmimet për këtë model të Audi-s pritet të fillojnë nga 80,000$ e tutje varësisht nga specifikat e kerkuara nga blerësit.

    Duke iu referuar A7, ai deklaroi se ” ne dimë se ende ekziston një grup i konsiderueshëm i konsumatorëve të cilët janë të gatshëm për një dizajn më të përparuar.

    Gjithashtu, shefi ekzekutiv i Audi-s deklaroi se sheh gjasa shumë të larta se modeli i Audis S8 do të ketë një kthesë të madhe sa i përket shitjes në Amerikë. “Ne gjithmonë kemi një model me performancë të lartë pë konsumatorët e Audi-s dhe kjo sigurisht do ë vazhdoj.audi-a7-sportback

    Ai gjithashtu tha se ne nuk presim që ka interesim shumë të madhë në amerikë për modelin Audi A5 Sportback. Ne kemi vlerësuar se nuk ka interesimtë mjaftueshëm për modelin me pesë dyer dhe nuk besojmë se ky model do të kishte ndonje paraqitje të arsyeshme në këtë vend përfundoi drejtori ekzekutiv i Audi-s Johan de Nysschen.

    more
  • Fillon prodhimi Audi R8 e-Tron elektrike


    Audi R8 e-TronAudi ka konfirmuar se ka filluar prodhimin e modelit elektrik Audi R8 e-Tron dhe se shitja pritet të ndodh qysh në fillim të vitit 2012.

    Çmimi nuk është bërë pubik mirëpo është thënë se do të jetë më i lart se R8.

    Sipas burimeve të Autocar, vetëm 1,000 njësi do të prodhohen për të gjithë tregun botëror, duke bërë keshtu një model të vetures së Audi-së së kufizuar. Të gjitha e-Trons do të prodhohen me porosi por edhe në qoftë se porosit e kalojnë numrin 1.000 nuk do të prodhohen me shumë se sa kjo shifer e thënë.

    Achim Badstubner, kreu i projektimit të jashtëm të Audi tha për Autocar se “Makinat elektrike janë zakonisht makina të qytetit ” ,por ai vazhdoi duke thënë se ” kjo është e vështirë për shkak se bateritë janë aq të shtrenjta kështu që kufizojnë konkurrencën e tyre.”Audi R8 e-Tron
    Ai është i bazuar në super-automjetin e Audi R8 mirëpo i është shtuar fjala e-Tron, dhe kjo veture elektrike ka katër elektromotorë, në secilin bosht nga një, i cili në përgjithësi zhvillon 313 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 4.500 Nm. Si i tillë, e-Tron mund të kalojë 250 kilometra. Mund të arrij shpejtësi prej 0 – 100 km/h për kohen prej 4,8 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë është 2500 km/h.

    more
  • Zbulohet dizajni i ri i vetures Mercedes, modelit C-Class


    mercedes C-Class-2010Nga një gabim teknik nga ana e mirëmbajtësve të faqes zyrtare të perfaqësuesit britanik të Mercedesit janë shfaqur fotot e para të kesaj veture të modelit C-class të rifreskuar. Publikimi i këtij modeli pritej të bëhej në panairin ndërkombetar të automjeteve që do të mbahet në Detroit apo në Gjenevë.

    Natyrisht, tani për tani në bazë të fotografive të shfaqura nuk mund të thuhet shumë për modelin e ri, veçse bëhet fjalë për ndryshime të lehta të pamjes së jashtme. Dallohen edhe ndryshime më të vogla sa i përket mbrojtësit të ri, dritave LED për vozitje të ditës dhe të ngjashme.

    Enterieri, së paku për aq sa shihet në një fotografi nuk sjell shumë risi, vetëm se ka pak më shumë dekorime të kromuara.mercedes C Class 2010 1

    Motorizimi do të bartet në tërësi nga modeli i tanishëm, por si zakonisht është përmirësuar paksa kur bëhet fjalë për performansat dhe shpenzimin e karburantit.

    more
  • Renault prodhon modelin Renault Twingo RS për garat Rally


    Renault Twingo RSRenault ka prodhuar dy makina të reja për qëllim që të konkurrojë në garat Rally në nivelin e ulët derisa mund të jenë të përdorshme edhe për shoferët e përditshëm.

    Renault Sport Twingo R2 dhe R1 i bashkohet modelit Clio, Maxi, dhe Renault Sport R3. Duke përdorur motor me katër cilindra, 1,6 litër 16V, R2 merr avantazhin e 160-kuaj-fuqi dhe me rrotullime prej 160 Nm. Renault Sport Twingo R2 do të shitet për 27,990 €, me përjashtim të taksave, duke filluar qysh në prill. Sipas një deklarate për shtyp të bërë nga Volkswagen makina do të jenë të kualifikuar për të gjitha rrugët ” rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare me një kosto të reduktuar në masë të madhe”.

    more
  • Volkswagen publikon konceptin e ri të modelit VW Coupe, prodhim Jetta


    volkswagen coupeVolkswagen ka bërë publike detajet rreth planit ambicioz për rritjen e shitjeve të veturave deri në 800.000 njësi në SHBA deri ne vitin 2018.

    Në një intervistë Stefan Jacoby ka thënë se modeli i ri Sedan me madhesi mesatare do të zbulohet në panairin ndërkombetar të automjeteve që do të mbahët në Ameriken e veriut në vitin 2011.

    Jacoby konfirmoi se modeli i ri Compact Sedan të mbajë emrin Jetta kur do të debutoj në qershor në vitin 2010. Sa për Polo Sedan, Jacoby tha se kompania nuk ka vendosur ende nëse ky model do të sjellet për shitje në Shtetet e Bashkuara.

    more
  • Vetura Rolls-Royce Ghost ‘Numero Uno’ shitet për 450.000 euro


    Rolls Royce GhostVetura e prodhuesit gjerman Rolls-Royce Ghost Numero Uno është shitur për € 450,000 në JamesList.com.

    Kompania thotë se edicioni i ketyre veturave përmban një dizajn aerodinamik, dhe ndryshimet e bëra në këtë model të vetures janë bërë për qëllim që të stimuloj “klientët që duan diçka më të veçantë në një automobil që përshkruan pasionin dhe në gjendjen e tij origjinale.”

    Në modelin e ri janë të përfshira disa ndryshime të reja si spoileret mbrapa, një rrjetë hekurash të vendosura në pjesën e perparme pastaj dritat me një hije të veqantë. Ndryshimet e bëra në këtë model i japin kesaj makine një pamje të pazakonshme, e cila pamje mund të jetë shumë tërheqëse për adhuruesit e e kesaj marke te automobilave luksoze.

    Një tipar tjetër që e karakterizon këtë model është edhe sistemi rregullues i ngjyres së xhamave. Ky sistem i errësimit të xhamave funksion më shtytjen e një butoni, dhe po ashtu me një shtytje të nivelit të dytë kthimin e transparencës në gjendjen e tij origjinale.

    more
  • Publikohen fotot e Nissan Qashqai të rifreskuar


    nissan qashqaiAdhuruesit e vetures Nissan Qashqai është dashur të presin më shume se dy vjet që ky model të rifreskohet me disa specifika dhe me një dizajn pak më ndryshe se paraardhësi i tij.

    nissan qashqai 01Ndryshimet më të mëdha në Qashqain e ridizajnuar vërehen në pjesën e përparme – korniza më agresive e dritave të përparme, mbrojtësi dhe rrjeta e ftohësit. Dritat e pasme janë pajisur me LED.
    nissan qashqai 02Në enterier Nissan ka premtuar materiale më kualitative dhe izolim më të mirë të zhurmës, e fotografitë e deritanishme shfaqin pamje më të avancuar të instrumenteve të kontrollit.

    Ndryshime në motorizim nuk ka, mirëpo Qashqai i ridizajnuar është pajisur me amortizim të avancuar që do të duhej t’i sigurojnë atij tipare edhe më të mira e komode të vozitjes.

    more
  • Pritet publikimi i Alfa Romeo Giulietta


    alfa romeo giuliettaAlfa Romeo është duke u përgatitur që të zbulojë modelin e ri të Alfa Romeo pasardhësin e modelit kompakt 147, në Gjenevë në panarin ndërkombëtar te automobilave që do të mbahet në mars të vitit të ardhshem dhe ku pastaj pritet edhe dalja e tij në treg dhe që do të dal për 100 vjetorin e kesaj makine të llojit sportiv.

    Njoftimi është postuar në uebsajtin e Alfa-së, disa ditë pasi Sergio Marchionne, shefi ekzekutiv i Fiat, tha për lajmet e automobilistikes se ai ishte duke menduar për një produkt të ngrirë Alfa sepse ajo ishte ende duke humbur para.

    “Ne duhet të punojnë shumë vështirë në Alfa për të bërë një veprim inteligjent që efektivisht ruan vlerën më të lartë të mundshme të Fiat,” ishte citaur në një raport të botuar me 1 dhjetor.

    Një tjetër mundësi për këtë markë do të jetë produkt i perdorur nga platforma e Chrysler Group LLC, partner i Fiat-it në SHBA . Një nga këto platforma të mund të përdoret për të zëvendësuar llojin e Alfa 159 sedan dhe Wagon, për shembull.

    Makina është dashur të quhet Milano sipas qytetit ku marka u themelua, por Alfa ka vendosur për të ndryshuar atë në minutën e fundit për të shmangur polemikat rreth transferimit të fabrikave të tij në Torino, ku sipas lajmeve lokale Fiat është i interesuar.

    Giulietta origjinal është ndërtuar nga Alfa midis 1954 dhe 1965.

    Alfa Romeo, e cila ishte marrë përsipër nga Fiat, në vitin 1986, ka punuar shumë që të rinovoj imazhin e saj.

    more
  • Volkswagen paraqet automjetin më ekonomik


    volkswagen upPanairin e porsahapur të automjeteve në Los Angeles prodhuesi gjerman Volkswagen e ka shfrytëzuar për paraqitjen e automjetit më ekonomik konceptual me hapësirë për katër persona – Up! Lite.

    Duke përdorë para së gjithash metodat e kursimit me anë të përdorimit materialeve të lehta Volkswagen ka arritur që masa e tërësishme e Up! Lite të bëhet në vetëm 695 kilogramë, e me përdorimin e zgjidhjeve inteligjente si kamera në vend të retrovizorëve dhe mbuluesit të rrjetës së ftohësit i cili hapet vetëm sipas nevojës, koeficienti i rezistencës aerodinamike është ulur në vetëm 0.237 Cw.

    Rezultat i kësaj është shpenzimi prej vetëm 2.44 litrash karburant në njëqind kilometra të kombinuara në ciklin evropian dhe emetimi më i ulët i CO2 prej 64 gramësh në kilometër të kaluar.

    Automjeti i motorizuar me sistem hibrid me motor turbo 0.8 litrash me naftë e dy cilindra prej 51 kuaj fuqi dhe elektromotorin prej 10 kW mund të lavdërohet për performansa solide – 12 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 100 kilometra në orë dhe atë maksimale prej 160 km/h.

    Automjeti i parë Up!, i cili do të jetë një kompakt i vogël qyteti, në rrugët evropian do të paraqitet në vitin 2012, e varësisht prej suksesit të tij, pritet që në një të ardhshme të paraqitet edhe versioni limuzinë.

    more
  • Toyota Sienna bëri debutimin e saj në panairin e automjeteve në Los Angeles


    Toyota-SiennaToyota ka zbuluar gjeneraten e tretë të vetures se llojit të mikrobusëve në panairin e automjeteve në Los Angeles të mbajtur diten e martë me 02.12.2009.

    Në këtë panair kjo veture e ketij lloj ka marrë lëvdata të shumta për pamjen e jashtme shumë tërheqëse si dhe për brendesinë e tij luksoze e cila ka një hapsirë për tetë persona.

    Sipas Bob Carter, zëvendës president i Toyotas për SHBA si dhe menaxher i përgjithshëm, “Se vetura e re e Toyota Sienna është një shembull për angazhimin e Toyota për të arritur një treg sa më të madh si dhe të plotësoj kërkesat e konsumatorëve në ndryshimin e stilit të jetës së tyre.”

    Ky lloj i Toyota-s konsumatorëve do tu ofrohet me dy motorë të ndryshm, njëri 2,7-litër-katër cilindra që prodhon 187 Kw ndërsa tjetri 3,5-V6 litër që prodhon 266 Kw të me një ndërrues automatik me 6 shpejtësi.

    Si zakonisht, makina do të jetë në dispozicion me një shumëllojshmëri të gjerë të opsioneve.

    more
  • Konfirmohet prodhimi i Audi A2 Revival


    Audi A2Rupert Stadler nga gjigandi i automjeteve Audi, ka konfirmuar se kompania është duke punuar në një veture të re Audi A2 .

    Në një intervistë për Autocar, Stadler tha se shihet qartë se ka vend për një produkt tjetër dhe me një tjetër koncept midis A3 dhe A1.” Ai shtoi, “Nëse ju nuk keni fjalë për të shpjeguar një makinë si A2, atëherë ajo punon.”

    Ndërsa kjo është mjaft e paqartë, A2 thuhet se do të bazohet në A1 e ardhshm. Ajo ka të ngjarë të shfaqë stil unik duke shfrytezuar rrymen elektrike. Pavarësisht ngjashmërisë makina elektrike, Stadler tha se Audi nuk do të përdorin modelin A2 ose A0 rumored për bazë.

    Siç mund ta kujtoni, A2 origjinal ishte një model i ngadalshëm dhe shume pak i shitur. Kjo veture ishte prodhuar në mes të vitit 2000 dhe 2005, ishte kritikuar shumë për pamjen e jashtme dhe për performancen e saj A2 prandaj bazuar në këtë A2 nuk ka bërë shumë shitje. Në total, vetëm 176.377 A2s janë shitur në garën e saj nga prodhimi pesë vjeçar.

    more
  • Zbulohet Porsche Cayman X-Wide


    porsche caymanProdhuesi gjerman, XTR Carship Tuning, ka shpalosur Porsche Cayman “987″ S 2006 me disa ndryshime në karoseri dhe disa modifikime të motorit të kesaj veture super luksoze.

    Karoseria tani përmban një spojler të përparmë me ndarës të karbonit, spojler anësor, pasqyre nga fibrat e karbonit, panele anësore dhe rrjeta metalike GRP që mund të largohen. Gomat Pirelli janë të mbështjella me fellne 3 pjesëshe 18 inç BBS RS me mbyllje qendrore. Amortizimi është përmirësuar me një sistem auspuhësh Super Sprint “Magnum”.

    Veçoritë e enterierit përfshijnë panele të instrumenteve të punuar nga fibrat e karbonit, rrip sigurie me gjashtë pika për ulëse Recaro GT3, kafaz të sigurisë, kondicioner të ajrit dhe sistem origjinal të fabrikuar për muzikë.
    Fuqia është rritur nga 217 kW (295 kf) deri në 228 kW (310 kf), megjithëse kjo është arritur falë disa përmirësimeve në çipat e motorit.

    Gjersa, kjo është vetëm një ngritje e vogël e fuqisë, XTR ka siguruar se përshkrimi për vitin 2010 do të përfshijë ty turbo që do të shtyjnë fuqinë në rreth 625 kW (850 kf). Pavarësisht pamjeve, Cayman është i dedikuar për vozitje në rrugë, por mund të përdoret edhe në shtigjet garuese pa problem.

    more
  • “Automjeti evropian i vitit 2010” shpallet Volkswagen Polo


    volkswagen poloModeli i ri i automjetit kompakt gjerman është kurorëzuar me titullin më të madh automobilistik evropian. Polo ka grabitur shpërblimin “Car of the Year 2010” (Automjeti evropian i vitit 2010).

    Pas disa raundeve të testimit më në fund e kemi edhe emrin e automjetit më të mirë evropian për vitin e ardhshëm – Volkswagen Polo. Polo është përzgjedhur në mesin e gjithsej 33 automjeteve kandidate dhe shtatë finalistëve.

    Sa për rikujtim, juria ndërkombëtare e cila zgjedh automjetin evropian të vitit përbëhet nga 59 gazetarë nga 22 shtete dhe secili prej tyre ka 25 pikë të cilat duhet t’i ndajë në më se paku pesë kandidatë të ndryshëm.

    Polo ka bërë për vete pikët e të gjithë 59 gazetarëve, e madje 25 gazetarë e kanë vendosur Polon në vendin e parë. Automjeti kompakt gjerman ka grumbulluar gjithsej 347 pikë. Menjëherë pas Polos pason Toyota iQ me gjithsej 337 pikë të grumbulluara. Për të kanë votuar 58 gazetarë, e prej 20 prej tyre automjeti i vogël japonez ka qenë zgjedhja e parë. Vendi i tretë i ka takuar Opel Astras e cila megjithatë i ka grumbulluar 221 pikë.

    more
  • Paraqitet BMW 7-Series M Sport


    bmw 7 series m sportProdhuesi nga Kalifornia “European Auto Source” ka shpalosur versionin e BMW-se të përpunuar (pakon M-Sport) të modelit që debutoi në Frankfurt, 7-Series. EAS (European Auto Source) ka punuar në atë që veçse është një pako solide sportive: Pakon e quajtur “Aeordynamics Package”.

    Tani në veturë ka shtresa të punuara nga kromi në ndarjet e përparme dhe të prapme, fellne 19 inç me dy nivele të dizajnuara për gomat e përparme dhe të prapme, madhësi të optimizuara të gomave etj.

    EAS nuk është ndalur me kaq, por edhe kanë ndërruar elementet kyçe të punuara nga kromi, me një shtresë ngjyre që nuk shkëlqen (black matte).

    Përveç lëvizjeve me përpunimin e kromit dhe vënien në pah të elementeve kyçe, EAS ka ofruar edhe disa veçori të tjera që mund të kërkohen sipas dëshirës së blerësit duke përfshirë, fellne 21 inç OEM 312 të punuara me ngjyrë të zezë, mbrojtës të rinj, panele të ngjyrosura të dyerve etj.
    Për fat të keq e tërë kjo punë nuk dihet sa do t’i kushtojë blerësit, por mund të supozohet kjo pako speciale për BMW 7-Series do t’ju kushtojë disa mijëra euro.

    more
  • Paraqitet Ford Mustang 2011


    ford mustangFord ka nxjerrë disa detaje dhe karakteristika të reja dhe inovative teknike të vetures së re Ford Mustang si brezi i ardhshëm i kesaj veture, që vijnë në vitin 2011 para se të paraqitet në LA Motor Show në vitin 2011.

    Ford Mustang me sa duket do të jetë një version i përmirësuar mirë krahasuar me llojet tjera të nxjerrura nga kjo shtepi e veturave.

    Kjo veturë vie me një numër të madhë të përmirësimeve si në shasi po ashtu edhe në peshë. Ai gjithashtu ka një motor Duratec V6 që zhvillon 305kuaj fuqi.

    more
  • Toyota tërheq nga tregu afër katër milionë automjete


    ToyotaProdhuesi Japonez i automjeteve Toyota njëri nga prodhuesit më të mëdhaj të automjeteve në botë, ka konfirmuar se do të tërheq afër katër milionë automjete në SHBA për shkak të disa problemeve me pedalet për gaz e cila ka shkaktuar shpejtësi të pakontrolluar dhe disa fatëkeqësi komunikacioni me pasoja tragjike.

    Në mesin e modeleve të cilat do të tërhiqen janë Kamari, Pirus dhe Leksusi luksoz EC350.

    Drejtoria e Toyota-s publikoi se problemi është mekanik e jo elektronik. Për fillim padala e gazit do të shkurtohet, ndërsa deri në prill me siguri do të vendoset e re.

    Toyota në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë pa pagesë ta zgjedh problemin.

    Rregullimi përveç pedalit për shpejtësi do ta përfshijë edhe zgjidhjen e problemit me mbulojën e dyshemesë e cila gjatë vozitjes mund ta shtyp pedalen dhe të shkaktojë shpejtësi të pakontrolluar të automjetit.

    Analistët paralajmërojnë se me vëmendjen e madhe të mediave dhe brengosja e blersëve për shkak tërheqjes më të madhe në historinë e kompanisë, do t’i jepet goditje e “Mitit për Toyotën”, për kualitet të lartë dhe siguri.

    more
  • Paraqitet Renault Sport Twingo Gordini


    renault_twingo_gordiniËshtë paralajmeruar se qysh në fillim të muajit janar të vitit të 2010 në Atelier Renault në Champs-Elysées në Paris, Renault do të na paraqes modelin e parë nga linja e tij Gordini – Twingo Gordini Renaultsport.

    Ahtu siç edhe është pritur, bëhet fjalë për përmirësimet pak a shumë të natyrës kozmetike. Automjeti më i vogël i Renault do të ofrohet me të njëjtin motor 1.6 litërsh atmosferik me katër cilindra dhe 133 kuaj fuqi, por vetëm me dy ngjyra të lyerjes së jashtme – të zezë dhe të kaltër.

    Të dy ngjyrat përfshijnë shiritat e njohur të garave të cilat shtrihen përgjatë tërë karrocerisë.

    Varësisht nga lyerja e jashtme edhe enterieri ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të kaltër me gravurë të Gordini si dhe rrota alumini prej 17 inçësh.

    Automjeti do të duhej të del në treg në muajin mars të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të papërcaktuar. Renault po ashtu nuk ka njoftuar nëse seria Twingo Gordini Renaultsport do të jetë e kufizuar në prodhim dhe në cilat tregje planifikon ta ofrojë atë.

    more
  • Lamborghini Gallardo Twin-Turbo


    Lamborghini Gallardo

    Lamborghini_Gallardo 1Garat nëntokësore kanë vendosur në sipërfaqe një version garues të Lamborghini Gallardo, që përmban Twin-Turbo.
    I krijuar për një klient të emërtuar Jonah, Gallardo me Twin-Turbo (përndryshe i quajtur TTG) prodhon një fuqi mahnitëse prej 1500 kuaj fuqi, duke ecur në derivat garues VP C16.

    Nëse kjo nuk ju mjafton për t’iu lënë përshtypje, atëherë mund të themi se TTG mund të prodhojë edhe 1875 kuaj fuqi në kufij të limitit, por duhet pasur parasysh se kontrollimi i tij reduktohet për 25 për qind.

    Ai pillet nga një ndërrues me gjashtë shpejtësi, gjë që i mundëson të kalojë një çerek milje (0.4 kilometra) për më pak se dhjetë sekonda, me një shpejtësi prej 260 km/h.

    more
  • Njoftohet zëvendësimi i Peugeot 407 dhe 607 në Peugeot 508


    Peugeot 508Presidenti Filip Varin ka njoftuar se modelet Peugeot 407 dhe 607 do të bashkohen në një makinë të re të quajtur 508.

    Kjo vjen pas dy modele të mëparshme të cila nuk ishin pranuar shumë mirë nga blerësit e apasionuar pas makinave.

    Ata shpresojnë se bashkimi i dy makina do të rris shitjen e këtyre makinave e cila shitje ka munguar me dy paraardhëse. Koncepti i ketij modeli do të paraqitet në panairin e automjeteve të Parisit në 2010 dhe me debutimin zyrtar duke u bërë në Gjenevë në panairin automjeteve që do të mbahet në vitin 2011.

    Edhe nuk dihet aspak se si ky automjet do të duhej të dukej apo çfarë dimensionesh do të ketë, nëse nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme mediale pa mbulesë, automjeti në formën e tij konceptuale do të mund të pritej në fund të vitit të ardhshëm apo në panairet Parisit apo Gjenevës në vitin 2011

    more
  • Vetura e re 9ff Speed9 i bazuar në Porsche 997


    9ff-speed9 Porsche 997Tuneri Gjerman 9ff është bërë gati të shpalos veturën e dytë të plotë të pavarur në panairin Essen Motor Show, që mbahet gjatë vikendit të ardhshëm. I bazuar në modelin 997 Turbo, 9ff Speed9 paguan një homazh ndaj Porsche 356/1500S Speedster të vitit 1955 dhe veçohet me një numër modifikimesh që ofrojnë më shumë fuqi dhe kapacitet drejtues.

    9ff është paksa i marrshëm në detaje, por trupi të makinës erë mbrojtësi i përparmë është shkurtuar dhe pjesa e prapme që mban tavanin që palohet është zëvendësuar me një mbulesë të rrafshët e të fortë për të shfaqur një pamje të nivelit të speedster-it.

    Motori bi-turbo arrin të nxjerrë 478 kW (650 kuaj fuqi) dhe 890 Nm moment rrotullues. Inxhinierët kanë përdorur filtër ajrorë sportiv, ECU të avancuar dhe ka instaluar sistem auspuhësh sportiv, duke përfshirë edhe një konvertor katalitik sportiv, për të arritur rezultatet e dëshiruara. Vetura drejtohet nga një ndërrues Tiptronic me pedale të integruara. 9ff-speed9 porsche 997 1

    Përmirësimi i drejtimit të makinës arrin me stabilizues të përshtatur prapa dhe para në akset e makinës, amortizatorë të dyfishtë dhe me katër pllaka të aluminit. 9ff përmban sistem frenues që ka disqe 380 mm, 6-piston calipers dhe strehë frenimi 9ff. Pakoja aerodinamike përfshin ndarje të përparme, spojlerë anësor dhe të prapmë.

    Enterieri përmban tabelë instrumentesh të punuar nga lëkura alkantara, ulëse sportive 9ff Speed9 dhe një timon drejtues sportiv. Shumica e pjesëve të tjera mund të porositen sipas dëshirës së blerësit. Presim që figurat e performancës të paraqiten në momentin e shpalosjes së veturës.

    more
  • Wilhelm Karmann GmbH bëhët pjesë e Volkswagen AG



    VolkswagenProdhuesi gjerman Volkswagen AG, tha të premten se do të blejë disa pjesë të pasurive të kontratës nga firma e njohur e veturave Wilhelm Karmann GmbH, duke krijuar një degë të re për prodhimin e disa veturave të reja me modele të reja.

    Volkswagen tha se do të fillojë prodhimin e automjeteve në Osnabrueck nga kjo firmë dhe se në Gjermani selia kryesore do të hapet në vitin 2011.

    Nga prodhuesi Volkswagen nuk janë saktësuar se çfarë makina të reja do të prodhohen nga kjo firmë po ashtu nuk janë bërë detaje të tjera financiare.

    Në një deklaratë të shkurtër, VW, bazuar në Volfsburg, tha se bordi i saj mbikëqyrës ka miratuar blerjen e tokës, makineritë dhe pajisjet që i përkasin ish-kompanisë Karmann në Osnabrueck.

    VW tha se sipas planeve të saj aktuale, ajo mund të krijojë 1.000 vende pune në vend deri në vitin 2014. Ai tha se do të kërkojë 200 njerëz duke filluar në vitin 2010 për të ngritur projektin për të filluar prodhimine automjeteve.

    VW tha se Karmann ka përvojë të gjatë në prodhimin e makinave të vogla, të cilat ajo mund të ishin të shfrytëzueshme sipas nevojës, por se pari duhet të zhvillojë negociata përfundimtare me aksionarët Karmann mbi marrëveshjen.

    more
  • Publikohen fotot e serisë 5 F10 të BMW-së


    BMW5Janë publikuar fotot e para të serisë 5 F10 të BMW-së para se ato të publikoheshin plotësisht nga ana e zyrtarëve të BMW-es të cilët kishin vendosur të luajnë edhe pak me ne dhe kanë lëshuar disa fotografi të cilat vetëm pjesërisht e shfaqin pjesën e përparme të automjetit për të cilin bavarezët pohojnë se është automjeti më i bukur i BMW-së deri më tani.

    Edhe pse nuk do të guxonim të merrnim guximin dhe të vërtetojmë pohimin e tyre, posaçërisht jo para se të shohim tërë automjetin, duhet të theksohet se në shikim të parë të dizajnit të tij duket se linjat e reja të “pesëshes” më shumë janë evolucionare sesa revolucionare krahasuar me paraardhësin e tij.

    BMW 5 F10

    Gjëja e ngjashme pritet të ndodhë edhe nën kofano, ku linja aktuale e motorëve nga seria 5 do të duhej të gjej vend me disa performansa më të mira dhe shpenzime më të ulëta.

    Nëse spekulimet të cilat janë duke qarkulluar nëpër internet tregohen të vërteta, do të mund të prisnim edhe motorin me benzinë prej katër cilindrash me turbo-mbushës në këtë gjeneratë të re të serisë 5.

    more
  • Mercedes ML 63 AMG një gjigand me 585 kuaj fuqi


    mercedes ml 63 amgFirma e njohur gjermane e automjeteve VÄTH ka nxjerr në shitje një makinë të paparë deri me tani me përformanca të shkëlqyera dhe të bazuara në Mercedes ML 63 AMG.

    Kjo veturë e prodhuar nga kjo firmë gjermane ka aftësi që të nxjerrë deri në 585 kuaj fuqi dhe 690 Nm moment rrotullues.

    ML 63 AMG nga VÄTH Automobiltechnik sigurisht është një prej SUV-ve më të fuqishëm që është plasuar ndonjëherë në rrugë, dhe atë e dëshmon motori 6.3 litërsh i VÄTH që sjellë 585 kf dhe 690 Nm moment rrotullues.

    Por, si arrin VÄTH të quajë këtë motor të AMG si të vetin? Të themi se tuneri gjerman ka vendosur pistonat e saja të veçantë, kanale të zmadhuara për kokat e cilindrave dhe ka shtuar edhe disa pjesë tjera të sajat që shpërndahen andej këndej motorit.

    Pas gjithë kësaj, edhe tuningu ECU ka kryer punën e vet. Figurat e performancës në VÄTH ML 63 AMG tregojnë për një start 0-100 km/h që arrihet për 4.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 300 km/h. Kostot totale të tuningut, duke përfshirë edhe instalimet, arrijnë për një çmim prej 19.635 euro. mercedes-benz-ml-63-amg

    Gjithashtu në pakon e tuningut gjendet të përfshira edhe fellnet 22 inç me tri pjesë dhe goma të performancës së lartë Dunlop. Bashkësia e këtyre do t’ju kushtojë 8 568 euro.

    Një sistem frenues nga VÄTH me një çmim prej 4 641 euro, gjithashtu mund të përfshihet në këtë veturë, e gjithashtu edhe amortizimi sportiv me çmim prej 1 952 euro, që ulë makinën për 40 mm.

    more
  • Publikohet vetura e re Porsche 911 GT3 R


    porsche 911 gT3 rProdhuesi i njohur i Porsches ka bërë publike pasardhësin e Porsche 911 GT3 Cup S, me modelin e quajtur 911 GT3 R.

    Kjo veturë është e dizajnuar që të arrijë standardet internacionale FIA GT3, GT3 R ku veçohet motori 4.0 litërsh, gjashtë cilindërsh nga modeli Boxter me 480 bhp (353 kW), me një ndërrues me gjashtë shpejtësi, fuqia rrjedh në rrotat e prapme pa pengesa.

    Sipas Porsche, inxhinierët kanë punuar me mundim që të sjellin një GT3 R për të ofruar një eksperiencë më të mirë në ngasje dhe drejtim më të lehtë sesa GT3 Cup S. Në mënyrë që të arrihet kjo, ata kanë reduktuar peshën e veturës në 1.200 kg, dhe kanë rritur madhësinë e motorit për 0.2 litra (që shton 30 bhp). Kompania gjithashtu ka përmirësuar sistemin ABS, ka përpunuar sistemin kontrollues të drejtimit, dhe ka shtuar funksionin “e-gas” për kontroll të gazit.

    Përveç prekjeve në performancë, Porsche ka përditësuar eksterierin me harqe më të mëdha të rrotave, ka ripërpunuar repartin e përparmë dhe ka shtuar drita LED. Kjo veturë ofrohet në treg për një çmim prej 279 000 euro dhe do të paraqitet në verë të vitit 2010.

    more
  • Rekord i makines elektrike


    vetura elektrikeMe shume se 500 kilometra me nje karikim te vetem. Ky eshte rekordi boteror i arritur nga nje makine elektrike ne Japoni. Rekordi eshte arritur pasi makina pershkoi nje distance te gjate 555.6 kilometra nga Tokyo ne Osaka, pa patur nevoje per rikarikim.

    Makina speciale eshte krijuar nga Japan Electric Vehicle Club,nje shoqeri pro ambientit me qender ne Tokyo, e cila modifikoi nje prej llojeve te kompanise “Mira”, prodhuese e famshme japoneze.

    more
  • Fiat Doblo, automjeti “një dhomësh”


    fiat dobloJanë bërë publike fotot e para të automjetit më të ri Fiat Doblo ku shihet qartë së podhuesi i ka kushtuar shumë hapësires së brendshme të kesaj veture.

    Prandaj duke u nisur nga ky fakt ky automjet është legjitimuar edhe me emrin “dhomë familjare” ku hapësira e brendshme ka vend për 7 persona”, ndërsa veç hapësirës ka edhe përmirësime tjera të shumta.

    Krahasuar me gjeneratën e mëparshme, e cila u shit në afër një milion ekzemplarë, Doblo e re është e kompletuar plotësisht sa i përket stilit, motorit dhe specifikimeve të përgjithshme teknike- aspekte të cilat e bëjnë më të mirë sa i përket hapësirës së disponueshme dhe emisioneve të dëmshme. fiat doblo 1

    E gjithë kjo është arritur me anë të konstruktimit në një platformë të re, që ofron më shumë hapësirë për udhëtarët për shkak të distancës më të madhe ndërmjet boshteve, po ashtu bagazhi ka vëllim prej 790 litrash, ndërsa njëherit emeton më pak dyoksid karboni (129 g/km me 1.3 Multijet motor).

    more
  • Shpallet automjeti i vitit 2010


    Ford FusionFord Fusion një automjet i udhëtarëve, është shpallur “Automjeti i vitit 2010” në përzgjedhjen e revistës së popullarizuar amerikane “Motor Trend”.

    Në konkurrencën e 23 modeleve të reja apo të avancuara dukshëm ky automjet është përzgjedhur pas testimeve të cilat kanë zgjatur shtatë ditë.

    Ekspertët kanë vlerësuar se tërë linja e modelit Fusion është “mbresëlënëse”, nga modelet me katër cilindra e deri tek versionet hibride me transmetim të fuqisë në të katër boshtet, shkruajnë agjencitë botërore.
    Fusion është njëri prej 10 automjeteve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është regjistruar si model për vitin 2010. Automjeti i Fordit është paraqitur me këtë emër në treg qysh në vitin 2006.

    Për habinë e analistëve të Wall Street, Ford ka shënuar profit prej një miliardë dollarësh në tremujorin e tretë të këtij viti dhe është prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automjeteve i cili ka dalë nga kriza pa mbështetjen e qeverisë amerikane në vitin 2009.

    more
  • Ford do të prodhoj vetura të reja për policinë amerikane


    FordKompania e njohur e veturave Ford-i ka paraqitur planet për të zëvendësuar veturën e vjetërsuar Crown Victoria Police Interceptor, me një model tërësisht të ri në vitin 2011

    Me qëllim që të përmirësojë çdo gjë që shkoi keq me modelin e tanishëm Crown Vic (i ngadalshëm, i shtangët dhe i thatë), Ford premton se modeli i ri do të jetë më i shpejtë, më efikas në shpenzim të derivateve, dhe më i sigurt.

    “Përkushtimi i Ford-it ndaj komunitetit të policisë ka arritur të sjellë Crown Victoria. Ky përkushtim ka vazhduar, dhe Ford ka qenë duke punuar për së afërmi me Bordin Këshillues të Policisë rreth zhvillimit të një Interceptor-i të ri të Policisë.

    Jam i sigurt se gjenerata e re e Ford-ave të policisë do të arrijë nevojat e komunitetit të policisë dhe do të vendos standarde të reja”. Gjersa Ford zakonisht ka dominuar në segmentin e veturave të policisë në SHBA (75 për qind e shitjeve totale), Interceptori i ridizajnuar do të sfidohet me një konkurrent të ri nga Carbon Motor E7 dhe modeli së fundi i prezantuar Chevrolet Caprice Police Patrol Vehicle (PPV).

    Prisni që të paraqiten më shumë informata në fillim të vitit 2010, mu në kohën e duhur kur agjencitë e veturave të policisë fillojnë të mbledhin buxhet për modelin e ri.

    more
  • Përgatiten modelet H4 e H5 nga Hummer

    hummer_hx-1Skicat e modelit H4 janë përfunduar, derisa po mendohet edhe për modelin edhe më të vogël H5.

    Prodhuesi Hummer, i cili që një kohë të gjatë është duke u gjendur në telashe të mëdha, do të duhej që nga fillimi i muajit të ardhshëm të kalojë në duar e kompanisë kineze Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machinery, kur pritet të arrij miratimi nga paria e General Motors dhe nga qeveria kineze.

    Ende nuk është asgjë e sigurt, pasi që nuk është arritur pajtimi për të gjitha detajet, por nëse çdo gjë do të shkoj në rregull, në sallonet e shitjes do të mund të gjendeshin modelet e reja të kësaj marke.

    Në fakt, kinezët së shpejti do të pranojnë planet e inxhinierëve për modelin tërësisht të ri të emëruar H4, i cili do të jetë i bazuar në konceptin HX të paraqitur në panairin e vitit të kaluar në Detroit të SHBA-ve.hummer_h4

    Në këtë rast, “së shpejti” duhet të merret me rezervë të madhe, pasi që fazat përfundimtare të zhvillimit dhe lëshimit në shitje do të mund të zgjasnin deri në tri vjet.

    Përmendet edhe mundësia e paraqitjes së modelit më të vogël me emrin H5. Ndryshe, GM ka planifikuar që modelet H2 e H3 t’i largojë nga prodhimi deri në fund të vitit 2010.

    Aktualisht Hummer është duke përjetuar rënie dramatike të shitjes së automjeteve (vetëm 8.500 automjete) dhe kjo rënie është 64% më e vogël krahasuar me vitin e kaluar.

    more
  • Fillon prodhimi i vetures elektrike nga Renault


    Renault_fluenceKompania e njohur veturave nga Franca Renault ka bërë të ditur për media se do të filloj me prodhimin e plot të modelit elektrik Renault Fluence diku nga gjysma e parë të vitit 2011.

    Kjo kompani është duke garuar që të jetë një prej prodhuesve të parë të motorëve që do të ketë vetura elektrike të plota në rrugë publike brenda 18 muajve të ardhshëm. Tri prej këtyre koncepteve elektrike nga Frankfurt 2009 janë konfirmuar për prodhim. Fluence EV është i fundit që do t’i afrohet aprovimit.

    Vetura është duke u kompletuar në linjën e njëjtë të prodhimit si modelet Fluence të fuqizuara nga derivatet-fosile, në fabrikën OYAK-Renault në Bursa të Turqisë. Në një deklaratë Renault thekson se do të përfitojë nga standardet e kualitetit të lartë të kësaj fabrike, efikasitetit të kostos dhe fuqisë lokale burimore. Kjo do të shpalos një opsion të arsyeshëm për çmimin krahasuar me modelet me benzinë apo dizel. Prodhimet do të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2011.
    Renault do të lansojë së pari sedanin me madhësi mesatare në Izrael dhe Danimarkë, pastaj kjo do të përcillet edhe nga shtetet tjera. Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin mes tri opsioneve për bateri: mbushje standarde, mbushje rapide dhe e ashtuquajtura “QuickDrop” për shkëmbim të baterisë.

    more
  • Është paraqitur modeli më i madh Prius me bateri nga Toyota


    Toyota PriusToyota ka bërë të ditur se nga fundi i vitit do të del në shitje versioni më i ri i Toyota Prius, një veturë e madhe hibride e cila futet në lëvizje me anë të baterisë.

    Toyota ka bërë po ashtu të ditur së do të punohet edhe në versionin karavan e ndoshta edhe në atë sportiv.

    Mediat japoneze kanë njoftuar se Toyota planifikon të ofroj modelin e ri në platformën e Prius, të cilin do ta karakterizojë edhe gjenerata e parë e baterive e zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Panasonic.

    Ky do të jetë modeli i parë i Toyotas i cili futet në lëvizje me bateritë litium-jon. Besohet se do të jetë pikërisht kjo risi e cila do t’i mundësojë Toyotas të mbajë pozitën e prodhuesit më të popullarizuar të automjeteve hibride në tregun japonez.

    Sa për rikujtim, Honda e plasuar në vendin e dytë para pak kohe ka lansuar modelin e ri Insight, e së shpejti vijnë edhe modelet e reja.

    more
  • Wheelsandmore Aston Martin DB9


    aston-martin-db9Tuneri gjerman Wheelsandmore ka shpalosur disa prej ideve të veta rreth Aston Martin DB9 Converbile.

    Në rend të parë është avancimi i performancës me motorin 6.0 litërsh V12 me 476 kuaj fuqi dhe 600 Nm moment rrotullues që arrin me versionin prodhues. Wheelsandmore sjellë 60 kuaj fuqi shtesë dhe 68 Nm tjerë në moment rrotullues.

    Ata kanë arritur këtë duke modifikuar ECU-në dhe duke shtuar sistem auspuhësh nga çeliku si dhe katalizator sportiv 200-cell dhe valvul kontrolluese të vëllimit të zërit.
    Ulja e amortizimit është gjithashtu pjesë e pakos avancuese të DB9-it që qëndron 25 mm më ulët.
    DB9 gjithashtu ka pranuar një pako të re të karoserisë të punuar nga poliuretani së bashku edhe me spojlerë anësorë, ndarje të përparme dhe të prapme si dhe spojler në bisht. Fellnet në këtë kabriolet janë Kahn RS-V 20 inç me goma të performancës maksimale Dunlop Sport Maxx 255/35/20 para dhe fellne 9.0 x 20, ndërsa 285/30/20 prapa së bashku me fellne 11.0 x 20.
    Çmimet për bashkësi të rrotës janë prej 5.999 euro, 9.000 euro për pakon e karoserisë, 8.800 për sistemin e auspuhëve, 3.400 euro për përditësimin e ECU-së dhe 1.150 euro për uljen e amortizatorëve

    more
  • Është prodhuar vetura më e fuqishme BMW M5 E60


    BMW M5 E60Bashkëpunimi i dy firmave të njohura Lumma Design me G-Power kanë arritur që të krijojnë një motor të jashtëzakonshëm që ka aftësi të prodhoj 730 kuaj fuqi.

    Kompania e njohur gjermane e tuningut sapo ka shpalosur një disa karakteristika të performances së modelit BMW M5 E60. Kompania Lumma Design me bazë në Winterlingen ka qenë duke punuar me inxhinierët pranë G-Power në një pako avancuese për versionin M të 5-Series.

    Rezultati është një veturë që shfrytëzon të gjithë 730 kuaj fuqitë e një bi-kompresori V10 për të arritur shpejtësi maksimale prej 367 km/h. Vlera e momentit rrotullues është 700 Nm, dhe falë këtyre shifrave kjo veturë arrin të ketë një start prej 0-100 km/h për 4.2 sekonda, duke arritur 200 km/h për më pak se 10 sekonda. 300 km/h arrihet për 29.5 sekonda.
    Kompanitë deklarojnë se ky është motori më i fuqishëm që është parë ndonjëherë në një BMW të licencuar për rrugë.

    Sigurisht që ky është një zhvillim i madh në krahasim me Lumma CLR 500 RS që është shpalosur në vitin 2007. Kjo veturë ka pasur 560 kuaj fuqi. Natyrisht këto figura të fuqisë kërkojnë edhe elemente tjera shtesë. Disqe frenuese të reja të punuara në mënyrë speciale nga Lumma. Pastaj mbrojtës të përparmë dhe të prapmë të punuar nga fibrat e karbonit, drita speciale, sistem aupsuhësh, më pas në enterier elemente të punuara nga fibrat e karbonit, lëkurë, karrige sportive etj.

    more
  • BMW me një prodhim të ri të motoçikletës Concept6


    Motoqikleta BMW concept6 BMW ka vendosur që nga vetura e BMW-së gjashtë-cilindërshi të prodhoj motoçikletën e re konceptuale të quajtur Concept6 po ashtu gjashtë-cilindërsh. Lajmi më i mirë, motori i ri do të paraqitet nën rezervarin e motoçikletës serike të BMW-së.

    motoqikleta BMW_concept6-1

    Motori i ri 1.6 litërsh me gjashtë cilindra do të duhej t’i shërbente si zëvendësim për njësinë motorike prej katër cilindrash të serisë LT të motoçikletës me të cilën bavarezët do të konkurrojnë ndaj asaj Goldwing të Hondas.
    BMW nuk ka dashur të zbulojë performansat e plota, por vetëm ka njoftuar se kjo motoçikletë zhvillon fuqi të njëjtë si paraprijësi i tij 1.3-litërsh me katër cilindra, respektivisht mbi 150 kuaj fuqi dhe 150 Nm prej 2.000 rrotullime në minutë.


    more
  • Makina e re nga Renault, estetike dhe mbron ambientin e lekuren


    Renault-Zoe-ZENë panairin e Frankfurtit, Renault zbuloi konceptin e vetures me të re te prodhuar nga kjo firm e quajtur Renault Zoe ZE.

    Francezët mes shumë të tjerash kanë edhe dy karakteristika të dallueshme, dashurinë për makinat e vogla dhe kujdesin për lëkurën. Për këtë arsye, brendësia e makinës elektrike koncept Zoe ZE (Zero Emetime) e Renault është dizenjuar me ndihmën e prodhuesit të kozmetikëve Biotherm.
    Zyrtarisht debutimi në publik është planifikuar në vitin 2012, por fillimisht është shfaqur para disa muajsh në panairin e Makinave në Frankfurt. Në sy bie gjatësia e saj 1.2 metra, në formë flluske, disqe 35 cm dhe dyer që hapen si guaskë. Pjesa e jashtme është e lyer me një shtresë të trashë xheli poliuretani që e mbron nga gërvishtje të vogla dhe djegie.

    Renault thotë se Zoe është ideale “për meshkuj dhe femra që duan të kujdesen për mjedisin teksa kujdesen për veten, edhe në timonin e makinës”. Renault e ka dizenjuar brendësinë e makinës si në një qendër estetike.

    renault-zoe-z-e

    Sipas Renault, sistemi i kontrollit të klimës së Zoe është po aq i denjë sa komforti në qendrat estetike më të mira të Parisit. Ajri i kondicionuar të than lëkurën, për këtë arsye Biotherm ridizenjoi brendësinë e Zoe për të mbajtur ajrin e freskët dhe të hidratuar. Nëse mbeteni pas një autobusi që nxjerr tym nafte, sensori i brendshëm i toksicitetit mbyll qarkullimin e ajrit me jashtë derisa gjendja të normalizohet.

    Përveç pamjes së bukur, Zoe mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë. Me një “shpërndarës” elektrik të integruar në sistemin e kontrollit të klimës, makina emeton “aroma esenciale”. Zoe përdor aroma të prodhuar posaçërisht për të nga Biotherm, që sipas Renault janë substanca ekskluzive aktive të adoptuara sipas nevojave të shoferit; dinamike në mëngjes, qetësuese gjatë kthimit në shtëpi nga puna, dhe shtuese të kujdesit gjatë drejtimit natën.

    Përveç karakteristikave të qendrës estetike, minimakina mund të karikohet nga 4 deri në 8 orë nga një prizë standarde evropiane, 20 minuta në një stacion “karikimi të shpejtë”. Nëse kjo nuk funksionin, mund ta ndërroni baterinë për 3 minuta. Veç kësaj, qelizat diellore që mbulojnë tavanin ofrojnë pak karikim gjatë ditëve me diell.

    more
  • Volvo S60, publikohen fotot e para


    volvo-s60Shtëpia e automjeteve Volvo ka publikuar fotot e para të vetures së re Volvo S60, ku është dashur që premierën e vet ta ketë në panairin e mbajtur pak kohë më parë në Frankfurt, por ka bërë të ditur se megjithatë do të paraqitet pranverën e ardhshme, në atë të Gjenevës.

    Megjithatë, qysh tani mund të shohim se si do të duket atuja e re suedeze, i cili në shitje del në verën e vitit 2010.

    Në pjesën e përparme shohim ngjashmëri të qartë me modelet C30 e C70, edhe pse është vështirë të mos vërehet ngjashmëria e madhe e dritave të përparme me ato tek Mercedes E-class dhe tek seria 7 e BMW-së

    Volvo i ri S60, shikuar në përgjithësi, ka pamje mjaft sportive, në të cilin ndjehet shpirti i të ashtuquajturit dizajn kinetik të Fordit.

    Në mesin e sistemeve të avancuara, S60 bëhet edhe me sistemin e detektimit të këmbësorëve, i cili është në gjendje të ngadalësojë vetvetiu automjetin në situata kritike apo të parandalojë ose zbus aksidentin. Me shpejtësi deri në 25 kilometra në orë automjeti do të ndaloj vet nëse vozitësi nuk reagon.

    more
  • Bugatti 16C Galibier është “studim konceptual”


    Bugatti 16C GalibierGjatë paraqitjes së automjetit superluksoz dhe atraktiv Galibier nga Bugatti ka rrjedhur informata se ky model përkundër deklaratave kundërshtuese të mëhershme, tani për tani do të mbetet vetëm studim konceptual.

    Lajmi është publikuar nga portali automobilistik britanik “Autocar” që thirret në një zyrtar të lartë të Bugattit, i cili ka theksuar se Galibier në formën e tij aktuale nuk është i gatshëm për prodhim.
    Bugatti qysh prej panairit të automjeteve të Frankfurtit klientëve të përzgjedhur është duke u paraqitur versionin konceptual të Galibier dhe duke matur pulsin e blerësve të përzgjedhur.

    Sipas burimeve të “Autocar” Galibier do të del në shitje në vitin 2013 me çmim prej një milionë funtesh. Edhe pse struktura të caktuara brenda kompanisë dëshirojnë që ta përgatisin Galibierin për vitin 2013 për ta zëvendësuar modelin Veyron shuarja e të cilit pritet të ndodhë në vitin 2012, nga departamentet e shitjes dhe marketingut vijnë lajme tjera.

    Bugatti-16C-Galibier

    Njeriu i parë i shitjes dhe marketingut të Bugattit Alasdair Stewart pohon se modeli aktual 16 Galabier është vetëm njëri nga konceptet i cili gjatë viteve të ardhshme do të shërbej si test për matjen e interesimit të publikut. Vetëm pas kësaj do të merret vendimi për modelin apo modelet të cilët do të përbëjnë ofertën e Bugattit pas Veyronit.

    more