• Një makin komode VW Passat CC


    Një makin komode VW Passat CC Volkswagen Passat” ka bërë një hap më tej, krahasuar me të gjithë rivalët e tij, por bëhet fjalë mbi të gjitha për një veturë sensibile, e jo ‘seksi’.

    Për këtë shkak, disenjatorët e firmës u ballafaquan me një detyrë të vështirë të krijimit të një versioni stilistik që mund të shitet bazuar në dizajnin e tij.

    Sado e bukur që të duket në fotografi, kjo veturë duket pakrahasimisht më e bukur nëse shikohet ‘live’.Thjeshtë, është një veturë që të bën ta kthesh kokën për ta shikuar. Sa i përket enterierit të kësaj veture, mund të thuhet se ai ofron një hapësirë të mjaftueshme për kokë, por edhe për këmbë.

    Në pjesën e përparme, pamja e kësaj veture nuk ka ndonjë veçanti krahasuar me modelin paraprak, përpos që bie në sy një përpunim më fin. Nëse doni komoditet shtesë, psh tapicerinë e lëkurës apo rregullimin elektrik të ulëses së shoferit, atëherë duhet të paguani para shtesë.

    Por edhe pa këto shtesa luksoze, kjo veturë ofron një pozitë të lakmueshme të shoferit, meqë kur ai të ulet pas timonit, gjëja e parë që do të ndiejë është relaksimi.Kjo veturë ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

0 komentet:

Leave a Reply