• Shpallet automjeti i vitit 2010


    Ford FusionFord Fusion një automjet i udhëtarëve, është shpallur “Automjeti i vitit 2010” në përzgjedhjen e revistës së popullarizuar amerikane “Motor Trend”.

    Në konkurrencën e 23 modeleve të reja apo të avancuara dukshëm ky automjet është përzgjedhur pas testimeve të cilat kanë zgjatur shtatë ditë.

    Ekspertët kanë vlerësuar se tërë linja e modelit Fusion është “mbresëlënëse”, nga modelet me katër cilindra e deri tek versionet hibride me transmetim të fuqisë në të katër boshtet, shkruajnë agjencitë botërore.
    Fusion është njëri prej 10 automjeteve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është regjistruar si model për vitin 2010. Automjeti i Fordit është paraqitur me këtë emër në treg qysh në vitin 2006.

    Për habinë e analistëve të Wall Street, Ford ka shënuar profit prej një miliardë dollarësh në tremujorin e tretë të këtij viti dhe është prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automjeteve i cili ka dalë nga kriza pa mbështetjen e qeverisë amerikane në vitin 2009.

0 komentet:

Leave a Reply