• Fillon prodhimi Audi R8 e-Tron elektrike


    Audi R8 e-TronAudi ka konfirmuar se ka filluar prodhimin e modelit elektrik Audi R8 e-Tron dhe se shitja pritet të ndodh qysh në fillim të vitit 2012.

    Çmimi nuk është bërë pubik mirëpo është thënë se do të jetë më i lart se R8.

    Sipas burimeve të Autocar, vetëm 1,000 njësi do të prodhohen për të gjithë tregun botëror, duke bërë keshtu një model të vetures së Audi-së së kufizuar. Të gjitha e-Trons do të prodhohen me porosi por edhe në qoftë se porosit e kalojnë numrin 1.000 nuk do të prodhohen me shumë se sa kjo shifer e thënë.

    Achim Badstubner, kreu i projektimit të jashtëm të Audi tha për Autocar se “Makinat elektrike janë zakonisht makina të qytetit ” ,por ai vazhdoi duke thënë se ” kjo është e vështirë për shkak se bateritë janë aq të shtrenjta kështu që kufizojnë konkurrencën e tyre.”Audi R8 e-Tron
    Ai është i bazuar në super-automjetin e Audi R8 mirëpo i është shtuar fjala e-Tron, dhe kjo veture elektrike ka katër elektromotorë, në secilin bosht nga një, i cili në përgjithësi zhvillon 313 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 4.500 Nm. Si i tillë, e-Tron mund të kalojë 250 kilometra. Mund të arrij shpejtësi prej 0 – 100 km/h për kohen prej 4,8 sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë është 2500 km/h.

0 komentet:

Leave a Reply