-
Audi A7 do të arrij në SHBA në vitin 2011
Konsumatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikes duhet të presin deri në vitin 2011 për të parë Audi A7 kur do të del në treg. Lajmi është bërë i ditur nga Johan de Nysschen drejtori ekzekutiv i Audi i cili foli për një blog të automjetëve javën e kaluar.
Prodhimi i versionit Coupe me katër dyerë do të jetë e lidhur ngushtë me konceptin Sportback Audi që u shfaq në 2009 NAIAS.
Çmimet për këtë model të Audi-s pritet të fillojnë nga 80,000$ e tutje varësisht nga specifikat e kerkuara nga blerësit.
Duke iu referuar A7, ai deklaroi se ” ne dimë se ende ekziston një grup i konsiderueshëm i konsumatorëve të cilët janë të gatshëm për një dizajn më të përparuar.
Gjithashtu, shefi ekzekutiv i Audi-s deklaroi se sheh gjasa shumë të larta se modeli i Audis S8 do të ketë një kthesë të madhe sa i përket shitjes në Amerikë. “Ne gjithmonë kemi një model me performancë të lartë pë konsumatorët e Audi-s dhe kjo sigurisht do ë vazhdoj.
Ai gjithashtu tha se ne nuk presim që ka interesim shumë të madhë në amerikë për modelin Audi A5 Sportback. Ne kemi vlerësuar se nuk ka interesimtë mjaftueshëm për modelin me pesë dyer dhe nuk besojmë se ky model do të kishte ndonje paraqitje të arsyeshme në këtë vend përfundoi drejtori ekzekutiv i Audi-s Johan de Nysschen.


0 komentet: