• Paraqitet BMW 7-Series M Sport


    bmw 7 series m sportProdhuesi nga Kalifornia “European Auto Source” ka shpalosur versionin e BMW-se të përpunuar (pakon M-Sport) të modelit që debutoi në Frankfurt, 7-Series. EAS (European Auto Source) ka punuar në atë që veçse është një pako solide sportive: Pakon e quajtur “Aeordynamics Package”.

    Tani në veturë ka shtresa të punuara nga kromi në ndarjet e përparme dhe të prapme, fellne 19 inç me dy nivele të dizajnuara për gomat e përparme dhe të prapme, madhësi të optimizuara të gomave etj.

    EAS nuk është ndalur me kaq, por edhe kanë ndërruar elementet kyçe të punuara nga kromi, me një shtresë ngjyre që nuk shkëlqen (black matte).

    Përveç lëvizjeve me përpunimin e kromit dhe vënien në pah të elementeve kyçe, EAS ka ofruar edhe disa veçori të tjera që mund të kërkohen sipas dëshirës së blerësit duke përfshirë, fellne 21 inç OEM 312 të punuara me ngjyrë të zezë, mbrojtës të rinj, panele të ngjyrosura të dyerve etj.
    Për fat të keq e tërë kjo punë nuk dihet sa do t’i kushtojë blerësit, por mund të supozohet kjo pako speciale për BMW 7-Series do t’ju kushtojë disa mijëra euro.

0 komentet:

Leave a Reply