• Toyota Sienna bëri debutimin e saj në panairin e automjeteve në Los Angeles


    Toyota-SiennaToyota ka zbuluar gjeneraten e tretë të vetures se llojit të mikrobusëve në panairin e automjeteve në Los Angeles të mbajtur diten e martë me 02.12.2009.

    Në këtë panair kjo veture e ketij lloj ka marrë lëvdata të shumta për pamjen e jashtme shumë tërheqëse si dhe për brendesinë e tij luksoze e cila ka një hapsirë për tetë persona.

    Sipas Bob Carter, zëvendës president i Toyotas për SHBA si dhe menaxher i përgjithshëm, “Se vetura e re e Toyota Sienna është një shembull për angazhimin e Toyota për të arritur një treg sa më të madh si dhe të plotësoj kërkesat e konsumatorëve në ndryshimin e stilit të jetës së tyre.”

    Ky lloj i Toyota-s konsumatorëve do tu ofrohet me dy motorë të ndryshm, njëri 2,7-litër-katër cilindra që prodhon 187 Kw ndërsa tjetri 3,5-V6 litër që prodhon 266 Kw të me një ndërrues automatik me 6 shpejtësi.

    Si zakonisht, makina do të jetë në dispozicion me një shumëllojshmëri të gjerë të opsioneve.

0 komentet:

Leave a Reply