• Vetura Rolls-Royce Ghost ‘Numero Uno’ shitet për 450.000 euro


    Rolls Royce GhostVetura e prodhuesit gjerman Rolls-Royce Ghost Numero Uno është shitur për € 450,000 në JamesList.com.

    Kompania thotë se edicioni i ketyre veturave përmban një dizajn aerodinamik, dhe ndryshimet e bëra në këtë model të vetures janë bërë për qëllim që të stimuloj “klientët që duan diçka më të veçantë në një automobil që përshkruan pasionin dhe në gjendjen e tij origjinale.”

    Në modelin e ri janë të përfshira disa ndryshime të reja si spoileret mbrapa, një rrjetë hekurash të vendosura në pjesën e perparme pastaj dritat me një hije të veqantë. Ndryshimet e bëra në këtë model i japin kesaj makine një pamje të pazakonshme, e cila pamje mund të jetë shumë tërheqëse për adhuruesit e e kesaj marke te automobilave luksoze.

    Një tipar tjetër që e karakterizon këtë model është edhe sistemi rregullues i ngjyres së xhamave. Ky sistem i errësimit të xhamave funksion më shtytjen e një butoni, dhe po ashtu me një shtytje të nivelit të dytë kthimin e transparencës në gjendjen e tij origjinale.

0 komentet:

Leave a Reply