• Zbulohet Porsche Cayman X-Wide


    porsche caymanProdhuesi gjerman, XTR Carship Tuning, ka shpalosur Porsche Cayman “987″ S 2006 me disa ndryshime në karoseri dhe disa modifikime të motorit të kesaj veture super luksoze.

    Karoseria tani përmban një spojler të përparmë me ndarës të karbonit, spojler anësor, pasqyre nga fibrat e karbonit, panele anësore dhe rrjeta metalike GRP që mund të largohen. Gomat Pirelli janë të mbështjella me fellne 3 pjesëshe 18 inç BBS RS me mbyllje qendrore. Amortizimi është përmirësuar me një sistem auspuhësh Super Sprint “Magnum”.

    Veçoritë e enterierit përfshijnë panele të instrumenteve të punuar nga fibrat e karbonit, rrip sigurie me gjashtë pika për ulëse Recaro GT3, kafaz të sigurisë, kondicioner të ajrit dhe sistem origjinal të fabrikuar për muzikë.
    Fuqia është rritur nga 217 kW (295 kf) deri në 228 kW (310 kf), megjithëse kjo është arritur falë disa përmirësimeve në çipat e motorit.

    Gjersa, kjo është vetëm një ngritje e vogël e fuqisë, XTR ka siguruar se përshkrimi për vitin 2010 do të përfshijë ty turbo që do të shtyjnë fuqinë në rreth 625 kW (850 kf). Pavarësisht pamjeve, Cayman është i dedikuar për vozitje në rrugë, por mund të përdoret edhe në shtigjet garuese pa problem.

0 komentet:

Leave a Reply