-
Publikohen fotot e Nissan Qashqai të rifreskuar
Adhuruesit e vetures Nissan Qashqai është dashur të presin më shume se dy vjet që ky model të rifreskohet me disa specifika dhe me një dizajn pak më ndryshe se paraardhësi i tij.
Ndryshimet më të mëdha në Qashqain e ridizajnuar vërehen në pjesën e përparme – korniza më agresive e dritave të përparme, mbrojtësi dhe rrjeta e ftohësit. Dritat e pasme janë pajisur me LED.
Në enterier Nissan ka premtuar materiale më kualitative dhe izolim më të mirë të zhurmës, e fotografitë e deritanishme shfaqin pamje më të avancuar të instrumenteve të kontrollit.
Ndryshime në motorizim nuk ka, mirëpo Qashqai i ridizajnuar është pajisur me amortizim të avancuar që do të duhej t’i sigurojnë atij tipare edhe më të mira e komode të vozitjes.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)


0 komentet: